
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Kjo recetë u përgatut nga Erida's Kitchen
Kjo është një nga ato receta që përgatiten në çdo kohë, por në verë shijon me tepër ndaj Erida e ka përgatitur për veten dhe për ju. Nëse nuk dini çfarë të përgatisni sot, ikni blini ingredientët dhe provojeni që sot.
PËRBËRËSIT PËR BRUMIN: 700 g miell, 500 ml ujë ambienti dhe 1 lugë çaji kripë.
PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN: 2-3 qepë, 4-5 domate të mëdha dhe të pjekura mirë, kripë dhe vaj ulliri.
PËRGATITJA:Fillimisht përgatisim brumin. Unë e bëra ne mikser sepse të them të drejtën kursen shumë kohë dhe e bën shumë të mirë, por nëse s'e keni sigurisht e bëjmë si gjithmonë me dorë. Brumi duhet të dalë i lidhur mirë dhe jo shumë i butë. E lëmë të pushojë ndërkohë që përgatisim mbushjen. Në një tigan skuqim me vaj ulliri qepën e grirë jo shumë imët, i hedhim kripë, dhe më pas shtojmë domatet e qëruara dhe të grira. I kaurdisim bashkë për disa minuta derisa domatet zbuten mirë. Më pas fillojme me petët. Brumin e ndajmë në 16-18 kuleçë të vegjël . I hapim me pec sa pëllëmba e dorës dhe i lyejmë me vaj sipër njëri-tjetrit dhe hapim në fund dy peta të mëdha. Hapim petën e parë dhe e vendosim në tavën e lyer me vaj, hedhim sipër gjelylen dhe petën tjetër ia vendosim sipër. E presim dhe sipër i hedhim vaj ulliri ose ajkë qumështi. E pjekim në furrë në 220-230 gradë për 30-40 minuta. Ju bëftë mirë!
View this post on Instagram
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...