
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût
Përbërësit: 5 speca jeshilë, 3 speca të kuq, 1/2 kokërr qepë, 2-3 thelpinj hudhra, 4-5 domate, 1 lugë gjelle salcë domatesh, 1 kokërr vezë, 250 g djathë deleje ose gjizë, vaj ulliri dhe majdanoz i freskët.
Përgatitja: Lajmë fillimisht specat dhe pasi i fshijmë mirë e mirë ju heqim farat dhe i presim në rrathë me madhësi mesatare. Në një tigan të thellë shtojmë vaj ulliri dhe skuqim specat në zjarr të ulët. Pasi specat janë skuqur pak, shtojmë qepën e prerë dhe hudhrat e prera imët. Vendosim kapakun e i lëmë të skuqen ngadalë. Në fund shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe të grirë në rende dhe salcën. E përziejmë mirë dhe shtojmë fare pak kripë që të mos ndihet aciditeti i domates. Shtojmë djathin e thërrmuar ose gjizën dhe i lëmë të shkrijnë me njëra tjetrën e të bëhen kompakte. Në fund e largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë vezën duke e përzier shpejt në mënyrë që veza mos të pritet direkt. E vendosim përsëri në zjarr edhe për 2-3 minuta të tjera dhe shtojmë majdanoz të freskët sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...