
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Kjo recetë u përgatit nga Sofra_ime
Fërgesa me speca është pa diskutim një nga pjatat që nuk mungon kurrë në tryezat e shqiptarëve gjatë këtij sezoni, por sot Sofra ime ju propozon një recetë tjetër ku ingredienti kryesor janë specat. Bëhet fjalë për një gjellë verore që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.
Përbërësit: 150 g mish pule (fileto, ose kofsha, por pa kocka), 4-5 speca, 1 qepë, 2 domate, salcë domatesh, kripë, piper i zi dhe hudhër.
Përgatitja: Filetot e pulës i ndajmë në copëza dhe i skuqim me pak vaj ulliri. Pas skuqjes i heqim mënjanë. Në të njëjtin tigan shtojmë specat e prerë në copa dhe i kaurdisim pak. Më pas shtojmë qepën dhe vazhdojmë me kaurdisjen. Domatet i presim në kubikë dhe ia shtojmë masës së mësipërme. Hedhim gjithashtu salcën e domateve, kripën dhe piperin e zi, kurse në fund shtojmë mishin e pulës. I ziejmë disa minuta të gjitha bashkë sa të lidhen shijet dhe përftohet nja masë më e trashë. Ju bëftë mirë!
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...