
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Kjo recetë u përgatit nga AddasAll
Me siguri disa prej jush sapo kanë parë foton e mësipërme apo kanë lexuar titullin, kanë shtrembëruar turinjtë, kurse disa të tjerë kanë menduar: "Ah, sikur ta kisha tani gati". Nëse jeni nga grupi i këtyre të fundit, mos ngurroni të porovoni recetën e mëposhtme.
PËRBËRËSIT: të brendshmet e qingjit (zorrë, mëlci, zemër, mushkëri,gjëndra dhe dhjamra), rigon, piper i zi, kripë, nje tufë e vogël majdanoz, një tufë e vogël koper, disa thelpinj hurdhër, 1 limon, pak vaj ulliri dhe 2 gjethe dafine.
PERGATITJA: Lani mirë të brendshmet dhe përvec zorrëve pjesët e tjera pritini në copa katrore. Marionojini me kripë, piper, ridon dhe hudhër të grirë. Lani zorrët mirë e mirë dhe marinojini me të njëjtat erëza. Në nje shufër ose shkop për shishqebap kaloni të gjitha pjesët e prera katrore të të brendshmeveee dhe lini hapësirë midis dy ekstremiteteve. Merrni fillimin e zorrëve dhe rrethoni në mënyrë horizontale të gjithë shufrën . Lidhini fort që të mos hapen gjatë pjekjes. Me zorrën tjetër bëni një mbështjellje në mënyrë vertikale duke e shtrënguare mirë dhe duke u siguruartë mos lini asnjë hapësirë midis zorrëve. Vendoseni kukurecin në një tavë me letër furre poshtë, kriposeni përseri nëse ka nevojë. Shtoni koper dhe majdanoz të grirë imët,pak vaj,gjethet e dafines dhe vendoseni të piqet në 180° per 50 minuta. Nga mesi i pjekjes shuajeni me lëngun e 1 limoni Shërbejeni të ngrohtë me erëza sipër dhe lëngun e pjekjes.
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...