Dikur ankoheshin vetëm të moshuarit, sëmundja e syve që po prek vitet e fundit edhe fëmijët
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...
Kjo recetë u përgatit nga Arti i gatimit
Nëse mendoni që kosi është përbërës kryesor vetëm në recetë e famshme të tavës së Elbasanit, gaboheni. Ju mund ta përdorni në shumë receta të shijshme, siç është kjo që ju propoozojmë më poshtë.
Përbërësit: 300 g mish viçi, 500 ml ujë, 500 ml kos, 2 kokrra vezë, 2 lugë gjelle miell, 2-3 thelpinj hudhër, piper i zi, piper i kuq, arrë moskat, pak kripë dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Në fillim presim mishin në thela, preferohet qe pjesa e mishit të jetë tul. Mishin e prerë e hedhim në një enë për të zier. Pasi të ziejë mishi e heqim nga zjarri dhe thelat i vendosim në tavë të lyer me vaj ulliri. Në një enë hedhim vezët dhe i rrahim pak e me pas shtojmë kosin. E trazojmë mirë përbërjen. Në të shtojmë edhe miellin, duke e përzier derisa masa te jetë e njëtrajtshme. Hedhim pak kripë, piperi të zi, arrë moskat dhe hudhrën e shtypur. I trazojmë përsëri dhe shtojmë lëngun e mishit. Masën e përzier e hedhim në tavën ku kemi vendosur thelat e mishit.Tavën me mish viçi me kos e futim në furrë të para ngrohur në 200° për 20 minuta. Në një tigan nxehim vajin e ullirit dhe piperin e kuq. Këtë masë ja hedhim sipër tavës pasi ta heqim nga furra. Mish viçi me kos është gati, mjafton ta shërbejmë nëpër pjata të shoqëruar me gotë vere te kuqe. Ju bëftë mirë!
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...
Erdhi sërish fundjava për të zbuluar yjet që morën të gjithë vëmendjen këto ditë. Personazhet për t&eu...
Flokët që bien këtë periudhë janë tema kryesore në bisedat shoqërore. Dikush fajin ia hedh ndërrimit të stin...