
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Kjo recetë u përgatit nga Erida's Kitchen & Garden
Edhe pse dita e sotme na bëri të ndihemi tamam në vjeshtë, është ende herët për t’iu futur gatesave të kësaj stine. Sot kemi përgatitur për ju një fërgesë speciale, sidomos për përtacët që nuk kanë qejf të skuqin speca dhe të bëjnë sobën me pika vaji.
Ju duhen: 4-5 domate të pjekura mirë, të qëruara dhe të grira në kubikë, 4 vezë, 3-4 feta djathë i bardhë, vaj ulliri, kripë, sheqer, piper dhe pak gjalpë.
Në një tigan skuqim me vaj ulliri domatet deri sa të zbuten mirë. Më pas u hedhim pak kripë, sheqer dhe piper. Shtojmë sipër djathin e grirë dhe e lëmë të shkrijë. Më pas rrahim vezët dhe e shtojmë në tigan. Zjarri duhet të jetë i ulët dhe përbërësit duhen përzier gjithë kohës që mos të na bëhet si omëletë, por të dalë kremoze. Vazhdojmë me kaurdisjen deri sa shihni që veza është bërë mjaftueshëm. Ne fund i hedhim pak gjalpë dhe pjata është gati. Ju bëftë mirë!
View this post on Instagram
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...