
BE ndalon shitjen e patatinave me paketim të madh, ja arsyeja
Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë shitjene paketimeve të mëdha të patatinave, me argumentin se mashtron konsumatorët. Si...
Kjo pjatë u përgatit nga Arti i gatimit
Për këtë recetë mund të përdoren shumë lloje peshku me mish të bardhë, pe rëndësishme është që të pastrohet nga halat.
Kaperit mund t'i zëvendësoni edhe me ullinj të zi dhe kenikështu një pjatë të dytë shumë elegante dhe me shije.
Përbërësit: 500 g peshk merluc, 1 kokërr qepë, 5 pomodorini të verdha, 5 pomodorini të kuqe, 2 thelpinj hudhër, 20 g kaperi, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Për përgatitjen e kësaj recete si gjithmonë sugjerojmë që peshku të jetë i freskët. Lajmë e pastrojmë merlucin nga pjesët e brendshme. E presim në fileto dhe e marinojmë me pak kripë e piper. Sa të marinohet peshku, në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e prerë hollë derisa të zverdhet pak. Më pas shtojmë domatet e prera, hudhrat e prera hollë dhe i përziejmë për 2-3 minuta. Shtojmë filetot e peshkut dhe i vendosim kapakun tiganit. Pas 6-7 minutash i kthejmë me kujdes nga ana tjetër duke i lënë edhe 5 minuta. Më pas shtojmë sipër disa kaperi të shpëlarë nga kripa dhe pak piper. Ju bëftë mirë!
Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë shitjene paketimeve të mëdha të patatinave, me argumentin se mashtron konsumatorët. Si...
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...