
BE ndalon shitjen e patatinave me paketim të madh, ja arsyeja
Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë shitjene paketimeve të mëdha të patatinave, me argumentin se mashtron konsumatorët. Si...
Shqiptarët ndër vite janë të njohur për sukseset e tyre në shtete të ndryshme të botës kryesisht në fusha si stilimi, modelingu, gastronomia etj.
Shefi shqiptar i Gastronomisë në Qipro, Ravajol Hasani ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Ditë pas dite’ në RTSH, ku tregoi të gjithë eksperiencën e tij dhe arritjet në fushën e kulinarisë.
Eksperienca e tij ka bërë që të marrë vlerësime dhe certifikime të ndryshme anembanë botës për pjatat e shijshme që servir, që padyshim pas fshihet një përkujdesje e madhe e tij dhe stafit të tij disa vjeçar.
Gjatë intervistës shef Ravajoli na ka treguar se që prej vitit 2017 dhe deri më sot, ai mban një pozicion shumë të rëndësishëm në Francë, ‘Ambasador Kulinarie’, atje. Ambasador i zgjedhur mes 150 të tjerëve.
“Franca më vlerësoi për artin që unë ushtroj. Këtë dua dhe unë që publiku të më vlerësojë gjithmonë vetëm për artin që ushtroj. Kështu që Franca më vlerësoi që nga viti 2017 deri tani. ‘Ambasador i Kulinarisë’ në Francë. Unë fokusohem shumë në detaje, që të marrë vlerësim maksimal. Unë dua të punoj dhe qëndrojë si lider dhe kështu dua t’i inspiroj njerëzit që punojnë me mua. Të jap unë i pari shembullin më të mirë, të vetes dhe të profesionit”, u shpreh shefi i gastronomisë.
Disa nga çmimet me të cilat ai është vlerësuar janë: “Luga e Argjendtë”, “Kapela e Artë”, etj, si dhe është përzgjedhur shefi më i mirë për vitin 2022- 2023 në Qipro.
Gatimet e tij janë shijuar edhe nga disa yje me famë botërore si Rihanna, Justin Trudeau etj.
Prej 6 vitesh punon në ‘start- up’-e duke udhëtuar në shumë vende të ndryshme të botës për të vendosur menutë e tij që sigurisht nuk ka si të mos vlerësohen të shijshme dhe tepër cilësore.
Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë shitjene paketimeve të mëdha të patatinave, me argumentin se mashtron konsumatorët. Si...
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...