Kuzhina / 11 Mars 2023, 16:26

Rizoto e shpejtë me salsiçe dhe kërpudha të thata

Rizoto e shpejtë me salsiçe dhe kërpudha të thata

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare

PËRBËRËSIT: 350 g oriz, 1 qepë e vogël, ½ gotë verë e bardhë, 250 g salsiçe, 30 g kërpudha porcini të thata, 50 g gjalpë, 50g djathë Parmigiano, lëng zarzavatesh i valuar, 1 bustinë shafran, kripë dhe majdanoz i freskët.

PËRGATITJA: Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime, sakaq kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen. Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30 gjalpë. SHtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë. Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre. Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier. Pak kohë para se orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë. Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin Parmigiano. E kontrollojmë për kripën dhe  e shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët. Ju bëftë mirë!

 

 

Horoskop