
Dita Botërore e Turizmit, ja sa milionë turistë udhëtuan në 7 muajt e parë të 2023
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Kjo recetë u përgatit nga Delicious.al
Nëse keni dëgjuar fjalën “rizoto”, padyshim që në një pikë të jetës tuaj mund t’ju ketë zënë veshi edhe gatimin “rizoto milanez”. Ndonëse i dëgjuar, mjaft veta mund të mos jenë në dijeni të përbërësve të tjerë që i shtohen orizit të rizotos, për ta bërë një rizoto milanez. Le t’i japim fund misterit: Përbërësi tjetër kryesor në këtë recetë është shafrani, erëz nga bota arabe. I pasur në shije dhe kremoz, kjo pjatë klasike nuk duhet lënë pa u provuar, pasi është mjaft i thjeshtë në përgatitje, siç është gjithçka që përfshin orizin.
Përbërësit: 70 g gjalpë, 1 qepë e vogël, e grirë, 400 g oriz i imët, 100 ml verë e bardhë ose e kuqe sipas dëshirës, ½ litër lëng mishi i vluar, 6 lugë djathë kaçkavall i grirë, gjysmë luge çaji pluhur shafrani dhe kripë.
Përgatitja: Në një tenxhere shtoni 40 g gjalpë, shkrijeni, dhe shtoni qepën e grirë për ta zbutur në zjarr të avashtë. Hidhni orizin dhe përziejeni në flakë mesatare për 2-3 minuta. Lageni me verë dhe kur kjo të jetë thithur, shtoni lëngun e mishit, pak nga pak, gjithnjë duke përzier. Ngrijeni edhe pak flakën. Pas 15 minutash shtoni gjysmën e djathit kaçkavall, shafranin dhe përzieni gjithçka. Provojeni për kripë dhe shtojini sipas dëshirës. Në fund fare shtoni edhe gjalpin e mbetur duke përzier me kujdes. Rizoto duhet të rezultojë mjaft i butë, i përzier mirë dhe në ngjyrë të artë. Shërbejeni me djathin kaçkavall të tepruar.
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...