Qendra tregtare e përmbytur në Spanjë, polumbarët: I pallogaritshëm numri i viktimave
Mediat italiane kanë publikuar pamje nga qendra tregtare Bonaire, parkingu i cilës është përmbytur plotësisht si pasojë e r...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Nëse do njihnit vlerat e finokut, do ta përdornit më shumë! Varianti më i thjeshtë i përdorimit të tij është sallata, pastaj janë tavat apo salcat e ndryshme. Edhe pse gjendet në treg në të gjitha stinët, finoku, tani është në kohën e tij, prandaj përfshijeni në pazarin e perimeve!
Përbërësit për 4 persona:
● 2 finok të mëdhenj
● 3 mollë të kuqe të forta
● 150g kos i bardhë
● 50g bajame të pjekura me kripë
● vaj, kripë e piper
Përgatitja:
1. Bajamet i grijmë në thërrime të mëdha. Finokët e larë i ndajmë në feta të holla, mollët e lara,
por të paqëruara i ndajmë gjithashtu në feta të holla.
2. Përziejmë kosin me pak vaj ulliri, kripë e piper. Vëmë në një pjatë të madhe fetat e finokut dhe të mollës, i spërkasim sipër me kos, dhe thërrimet e bajameve. E shërbejmë menjëherë pasi molla mund të nxihet.
Mediat italiane kanë publikuar pamje nga qendra tregtare Bonaire, parkingu i cilës është përmbytur plotësisht si pasojë e r...
Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Çdo detaj i sa...
Origjina dhe prejardhja kulturore i janë bërë muzë dhe i kanë ushqyer edhe më shumë pasionin për fotografinë. E j...