News / 11 Shkurt 2021, 15:32

Lërini lulet dhe darkat romantike, moda e këtij Shën Valentini është një ‘blind date’ me një temë shumë të bukur

Lërini lulet dhe darkat romantike, moda e këtij Shën Valentini

Nga Zhaklin Lekatari/Kjo është java e Shën Valentinit dhe jam e sigurt që shumë prej jush janë duke menduar se çfarë surprize të bëjnë, si ta vlerësojnë partnerin, si ta kënaqin me dhurata apo përkëdhelje të veçanta.

Çokollatat, lulet, arushat, kujtimet e dedikuar,  janë një must  në ditën ndërkombëtare të dashurisë, por për të qenë sa më shumë origjinal dhe për të sjellë një risi edhe në sektorin e dhuratave, ne propozojmë “Blind Date” me një libër.

Lërini lulet dhe darkat romantike, moda e këtij Shën Valentini

Po çfarë është kjo ide dhe çfarë do të thotë Blind Date?  Blind Date që nga gjuha angleze do të thotë “Takim Suprizues”,  në të vërtetë është një kënd i veçantë me libra të paketuar,  surprizë. Ajo që dihet është fakti që librat janë të zhanrit romancë për të qenë sa më shumë në harmoni me festën.

Të  gjithë librat janë përzgjedhur me shumë kujdes, titrat më të mirë të këtij zhanri, duke filluar nga ato për përmirësimin dhe dashurinë ndaj  vetes deri te ato të trilluara. Ndoshta dikush prej jush mund të ndihet konfuz duke mos dashur të gjendet mes titujve që ka lexuar apo posedon, por sigurisht që dhe kjo paqartësi ka zgjidhje. Çdo paketim përpos estetikës  dhe paraqitjes së bukur, përmban dhe disa pusulla me 3-4 karakteristika specifike për librin që këni zgjedhur në mënyrë që të orientoheni më mirë në blerjen tuaj.  

Kështu edhe blerja e dhuratës kthehet  në eksperiencë, mjafton të tërheqësh një paketim nga këndi i dedikuar  për t’u surprizuar me pas veten dhe partnerin.  Një libër është si një diamant zgjat përgjithmonë dhe ju lejon të udhëtoni dhe të jetoni mijëra jetë. Ku mund të vraponi  për këtë ide fantastike ? Vetëm te libraria Bookland,  te kati i tretë në Galerinë ETC.

Lërini lulet dhe darkat romantike, moda e këtij Shën Valentini

Lërini lulet dhe darkat romantike, moda e këtij Shën Valentini

Lërini lulet dhe darkat romantike, moda e këtij Shën Valentini

Horoskop