Modë / 12 Qershor 2015, 07:50

Aurela Hoxha në Shopping Queens

aurela-

“Shopping Queens”, formati i mbretëreshave Shqiptare të blerjeve, prej disa javësh ka startuar ekskluzivisht në Vizion Plus dhe është pëlqyer, komentuar dhe ndjekuar nga mijëra teleshikues.


Gjatë transmetimit të serive të njëpasnjëshme, një kureshtje të madhe ka ngjallur veshja e Aurela Hoxhës, moderatorja e emisionit e cila si jorrallë herë, ka ditur të tërheqë vëmendje.


Moderatorja në pjesën më të madhe të shfaqjeve të saj gjatë emisionit, ka zgjedhur të theksojë se dy nga pikat e saj të forta janë beli dhe dekolteja. Për këtë, ajo u është drejtuar këmishave që e ekspozojnë dekoltenë në mënyrë të sofistikuar, si dhe pantallonave të shkurtra ose të gjata por me bel të lartë për të nxjerrë në pah belin elegant.


Takat e larta nuk mungojnë në asnjë nga paraqitjet e saj dhe Aurela ka treguar më së miri se edhe në televizion, veshjet mund të riciklohen.

aurela12


aurela12


aurela12


aurela12


aurela12


aurela12


aurela12


aurela12


aurela12


aurela12


aurela12

 

Horoskop