News / 27 Maj 2020, 15:23

“Në formë për 30 ditë”, regjimi ushqimor dhe ushtrimet që do t’ju ndihmojnë të jeni gati për verën

“Në formë për 30 ditë”, regjimi ushqimor dhe

“Në formë për 30 ditë” nuk është emri i një aplikacioni, por emisioni më i ri që do të nisë në platformën Tring dhe do të transmetohet çdo ditë në kanalin Living HD në ora 09:00.

Tridhjetë minuta në shoqëri të Hilda Gorica e cila do ndajë më shikuesit receta për një regjim ushqimor të shëndetshëm bashkë me ushtrime të caktuara për të gjitha pjesët e trupit.

Çdo të hënë Hilda do ju prezantojë me programin e javës, pajisjet e nevojshme dhe me sfidat e reja më të cilat do përballeni, duke parë që çdo javë përfaqëson një nivel të ri vështirësie. Dita nis me recetën e mëngjesit dhe më pas me këshillat e duhura për vaktet e tjera të ditës. Çdo recetë shoqërohet me informacione dhe vlerat ushqyese të përbërsve të saj. Programi vazhdon me një nxehje, pak ushtrime cardio dhe më pas ushtrime për pjesë të ndryshme të trupit.

Dita e premte i dedikohet pilates dhe shtrirjes së muskujve, një must për të gjithë ata që stërviten. Hilda ka studiuar informatikë ekonomike dhe ka punuar në atë sektor, derisa vendosi të ndiqte pasionin e saj që është regjimi ushqimor i shëndetshëm, aktiviteti fizik ose kujdesi për veten. Ajo tashmë është nutricioniste fitnesi dhe mbasi përfundoi studimet dhe në këtë drejtim filloi dhe punësimin po në kë të fushë. Pilates, Joga, ushqim i shëndetshëm të gjitha këto këshilla që deri tani i ka ndarë me ndjekësit e saj tashmë do të jenë dhe pjesë e ditës tuaj.

Nga e hëna në të premte, ora 09:00 niseni ditën me “ Në formë për 30 ditë”

Horoskop