
BE ndalon shitjen e patatinave me paketim të madh, ja arsyeja
Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë shitjene paketimeve të mëdha të patatinave, me argumentin se mashtron konsumatorët. Si...
Veza është një ushqim i gjithanshëm që mund të jetë i dobishëm në kujdesin e lëkurës. Lëndët ushqyese të saj ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës, duke e lënë atë të butë dhe të pastër. Sipas studimeve veza është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, folateve, vitaminave B5, B12 dhe B2, fosforit, selenit dhe ka sasi normale të vitaminës D, E, K, B6, kalcium dhe zink.
Maskën me vezë mund ta përdorni:
1. Për të tonifikuar fytyrën
Rrihni një të bardhë veze dhe përzieni me dy lugë kos natyral. Vendoseni në fytyrë dhe mbajeni për 30 min. Këtë maskë mund ta përdorni 3 herë në javë.
2. Për konturin e syve
Rrihni një vezë së bashku me një lugë gjelle vaj avokado. Pasi keni pastruar fytyrën, vendosni maskën dhe mbajeni për 20 deri në 30 minuta, më pas shpëlajeni. Këtë maskë aplikojëni 2 herë në javë.
3. Maskë me vezë për lëkurë të yndyrshme
Përziejmë një vezë dhe e rrahim së bashku me 20 gr tërshërë. Përhapeni maskën në zonat e yndyrshme kryesisht dhe më pas lëreni të veprojë për 20 min. Aplikojeni për 2 ose 3 herë në javë.
4. Maskë me vezë për pikat e zeza
Përbërësit: 1 e bardhe veze, 1 lugë gjelle lëvore portokalli të grirë (10 g), 2 lugë qumësht kokosi (20 ml). Në një tas vendosim të bardhën e vezës dhe e përziejmë me lëkurën e portokallit të grirë dhe qumështin e kokosit. Aplikojeni maskën në fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë për 30 min. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë shitjene paketimeve të mëdha të patatinave, me argumentin se mashtron konsumatorët. Si...
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...