Mirëqenie / 11 Shtator 2023, 15:40

6 mënyra efektive për të lehtësuar zhbllokimin e hundës në periudhë virozash

6 mënyra efektive për të lehtësuar zhbllokimin e hundës

Kur bëhet fjalë për hundë të bllokuara avulli është gjëja e parë në mendje dhe shumë efektive për zhbllokimin e tyre. Por ka edhe disa mënyra të tjera shumë të vlefshme që mund t’i përdorni por sigurisht pa anashkaluar edhe këshillat e mjekut.

1.Masazhoni pjesën mes vetullave

6 mënyra efektive për të lehtësuar zhbllokimin e hundës

Një masazh delikat në pikën midis vetullave do t'ju ndihmojë të pastroni hundën nëse vuani nga bllokimi i tyre. Mjafton të veproni me gishtat në këtë zonë për një minutë, duke praktikuar lëvizje delikate dhe rrethore. Falë këtij masazhi të thjeshtë do të jeni në gjendje të parandaloni tharjen e pasazheve të hundës dhe inflamacionin. Për më tepër, ky veprim ka një efekt profilaktik dhe është në gjendje të zvogëlojë presionin në zonën ballore.

2.Masazhoni pjesët anësore të hundës

6 mënyra efektive për të lehtësuar zhbllokimin e hundës

Pasi të jetë kryer masazhi i përshkruar në paragrafin e mëparshëm, për të marrë lehtësim të mëtejshëm, mund të vazhdoni me një masazh në pjesët anësore të hundës. Bëjeni këtë në lëvizje rrethore për 1 ose 2 minuta.

3.Masazhoni pikën midis buzëve dhe hundës

6 mënyra efektive për të lehtësuar zhbllokimin e hundës

Kryeni një masazh në pikën midis buzëve dhe hundës. Për ta bërë këtë, përdorni gishtin tregues dhe të mesëm së bashku dhe ushtroni presion të lehtë.

4.Përdorni lagështuesin e ajrit

6 mënyra efektive për të lehtësuar zhbllokimin e hundës

Sa më i thatë të jetë ambienti ku qëndroni aq më të vështirë do ta keni për zhbllokimin e hundëve. Ndaj mbani parasysh të përdorni gjithmonë një lagështues ajri në dhomë. Avulli i tij do të ndihmojë në mbajtjen e membranave të mukozës me lagështi.

5.Kompresa e nxehtë

6 mënyra efektive për të lehtësuar zhbllokimin e hundës

Një tjetër truk në shtëpi për të ofruar lehtësim është të merrni një pecetë, ta lagni pak me ujë dhe ta ngrohni në mikrovalë dhe më pas ta përdorni si kompresë për disa sekonda. Ose mund ta lagni direkt me ujë të nxehtë.

6.Pini ujë për të pastruar hundën

6 mënyra efektive për të lehtësuar zhbllokimin e hundës

Pirja e shumë ujit gjatë gjithë ditës do t'ju ndihmojë të hidratoni mirë dhe të lironi mukozën, duke e bërë më të lehtë kalimin dhe lehtësimin e kongjestionit të hundës .

 

 

Horoskop