“Qumështi në Shqipëri, më i shtrenjti në Europë”, eksperti shpjegon arsyet
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Fabjan Mustafaj, kirurg i përgjithshëm ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku ka folur për mënyrat të cilat të ndihmojnë në rënien në peshë.
Ai tha se kirurgjia është zgjidhja përfundimtare, por ka edhe disa mënyra jo kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut, mes të cilave ai ka përmendur balonin gastrik dhe botox-in.
“Baloni gastrik si mekanizëm ka të njëjtin zvogëlon hapësirën e stomakut dhe ndihmon në ngopje më të shpejtë, duke bërë që pacienti të ushqehet më pak, duke çuar në rënien në peshë.
Me procedurën e quajtur fibrogastroskopi, vendoset një balon i cili fryhet, kjo bën që të zvogëlohet hapësira funksionale e stokmakut gjë që çon në ngopje më të shpejtë, në ulje të sinjalit të urisë dhe automatikisht në ngopje më të shpejtë”,-tha doktori sa i takon kësaj mënyre dobësimi.
Ai gjithashtu shpjegoi se si funksionon edhe botoksi për dobësim.
“Procedurat jokirurgjikale ku është injektimi i botoksit dhe balon intragastrt, janë për një obezitet të moderuar. Botoksi injektohet në muskuj, ai bën që stomaku të shkarkohet më lehtë, më avash dhe jep ndjesinë më të zgjatur të ngopjes. Ndërpritet zinxhiri i urisë dhe ngopjes. Kjo kryhet vetëm në spital”,-tha doktori.
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....