Modë / 30 Korrik 2023, 12:14

Kujdes sepse janë shumë delikate, këto janë 6 mënyra si të pastroni këpucët 'jute'

Kujdes sepse janë shumë delikate, këto janë 6 mënyra si

Këpucët 'jute', të sheshta dhe me material rrobë janë ndër më të preferuarat dhe komodet për përditshmërinë, kjo për faktin sepse janë super të kombinueshme.
Por me to ka shpesh një problem, sepse për shkak të materialit delikat kanë tendencë të bëhen shpejt pis dhe të pastrohen me vështirësi. Ndaj ne po ju rendisim 6 këshilla se si t'i pastroni në mënyrën më të mirë të mundshme pa i dëmtuar.


Hiqni pluhurin
Përmesë një furçe me qime të buta përshkoni të gjithë sipërfaqen e këpucës, në të njëjtin drejtim në mënyrë që të mos dëmtoni thurjen e materiait. Ose gjithashtu mund të përdorni edhe një top pambuku për pastrimin e pluhurit.


I lani butësisht me ujë dhe sapun
Pasi t'i keni hequr pluhurin vazhdoni larjen me të njëjtin kujdes dhe butësi. Nëse mbi këpucë ka njolla atëherë mund të përdorni një furçë të butë dhëmbësh me një solucion heqës njollash jo shumë të fortë dhe ato do të bëhen si të reja.


Parandaloni lagështinë
Duke qenë se kanë një material rrobë ato e thithin ujin me shpejtësi dhe është vështirë të thahen. Ndaj rekomandohet të përdoret një top letër kuzhine që mund ta vendosni brenda këpucës për të përthithur lagështinë.


Thajini në mënyrë natyrale
Kur të lani këpucët tuaja, merrni prasysh kohën që të thahen në mënyrë natyrale, sepse tharja artificiale vetëm se do t'i dëmtonte ato.


Mos i lani kurrë në lavatriçe
Armiku kryesor i këpucëve jute është lavatriçja. Nëse i lani në lavatriçe ato do të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme. Gjithmonë duhet t'i pastroni vetëm me dorë.


Kujdes nga substancat gërryese
Klori, zbardhuesit dhe heqësit e njollave që përmbajnë oksigjen aktiv janë shumë dëmtues për këtë klasë këpucësh, pasi ato zbardhin dhe përkeqësojnë fijet e materialit të këpucës jute.

Horoskop