Mirëqenie / 2 Shkurt 2024, 15:57

Për një shëndet të plotë fizik dhe mendor, këto janë 8 ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë muajit shkurt

Për një shëndet të plotë fizik dhe mendor, këto

Ndërsa moti ftohet dhe lagështira pritet të zgjatet, gjithçka që duhet të bëjmë është të qëndrojmë në një dietë të ekuilibruar sezonale. Ekspertët e shëndetit sugjerojnë produkte si lakra jeshile, preshi, agrumet, kivi, shegët të cilat janë të mbushura me vitamina, antioksidantë dhe minerale, në mënyrë që të kemi një shëndet të mirë fizik dhe mendor. Të sigurohemi që të përfitojmë nga më të mirat e sezonit dhe t'i shijojmë plotësisht ato.

Këtë shkurt kujdesuni që dieta ditore të përmbajë produkte si:

Lakra e brukselit- e shkëlqyer për ta përdorur në tava ose sallatë. Është një ushqim i shkëlqyer për shëndetin e zemrës, ndihmon në detoksifikim dhe përmban shumë antioksidantë.

Lulelakra- rekomandohet të konsumohet pure e perzierë me pataten, ose e gatuar në tavë. Ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative të trurit. Ekspertët thonë se duke qenë se përmban sasi të lartë të vitaminës E, gjithashtu ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e demencës dhe parkinsonit.

Selino-mund ta hani të papërpunuar, në gjellë, ose sallata. Selinoja është e mirë kryesisht për shëndetin e syve, si dhe ndihmon në rastet e inflamacionit.

Angjinarja e Jerusalemit- këto zhardhokë të shijshëm janë të përsosur për supa. Është e rekomandueshme për një shëndet të mirë të stomakut, rrit imunitetin si dhe ndihmon në rënien në peshë.

Kale- është një nga mbretërit e ushqimit. Ideale të konsumohet e papërpunuar, por edhe e gatuar. Gjethet e kësaj lakre ndihmojnë në uljen e kolesterolit, është ushqim detoksifikues, si dhe ul rreziqet nga sëmundjet e zemrës.

Preshi- Mund ta përdorni të pagatuar në sallata, ose të gatuar në avull ku i shtohet akoma më shumë shija dhe nuk humbet aspak vlerat ushqyese. Preshi ndihmon në mirëfunksionimin e veshkave, ndihmon për shëndetin e zemrës, stabilizon sheqerin në gjak etj.

Portokallet- akoma më mirë nëse gjeni të konsumoni portokallet e shartuara me shegë. Portokallet balancojnë nivelin e kolesterolit në trup, gjithashtu ndihmojnë për mirëfunksionimin e veshkave dhe zvogëlojnë rrezikun e gurëve në to.

Kivi- ideal për një sallatë frutash. Do ju ndihmojë për të pasur një sistem të shëndetshëm tretës. Ato shkurtojnë kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes, forcojnë shëndetin e zemrës, përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe gjithashtu ndihmojnë në shërimin e plagëve.

Horoskop