
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Mjekja pediatre, Sonila Brati, foli në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” për virozat e stinës dhe alergjitë.
Pediatria tha se ka qarkullim të virozave të stinës dhe alergjive për shkak të temperaturave jo të zakonshme për stinën e pranverës. Mjekja tha se djersitja e tepërt te fëmijët ka bërë që virozat të jenë të shtuara në këtë stinë.
Sakaq ajo tha se prindërit nuk duhet të nxitohen e t’i çojnë fëmijët te mjeku me simpomat e para që shohin. Fillimisht virozat është mirë të trajtohen në shtëpi dhe më pas nëse simptomat ashpërsohen, prindërit duhet të konsultohen me mjekun.
Kur duhet të marrim antibiotikë?
Mjekja pediatre tha se është mirë që antibiotikët të merren sa më pak të jetë e mundur dhe gjithmonë me rekomandim nga mjeku. Pediatria tha se përdorimi pa kriter i antibiotikëve dëmton mëlçinë.
Sonila Brati: Shumë prindër e mendojnë antibitikun si zgjedhjen e vetme dhe të shpejtë, nëse një situatë është virale antibiotiku nuk ka efekt. Një antibiotik duhet të perdoret në rast kompikimi. Nëse një temperaturë është disa ditore dhe kalon në komplikim baketrial, antibiotiku është i pashmangshëm. Duhet të merret pak , sepse në fund të fjalës nuk është një karamele. Mund të japë efekte në mëlçi, dhimbje stomaku, probleme të zorrëve. Por mëlçia vuan më së shumti nga marrja e medikamenteve…Antibiotiku nuk duhet marrë kurrë nën pesë ditë.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...