Mirëqenie / 17 Nëntor 2023, 15:11

Ylli Merja prezanton bimën çudibërëse që rritet në Has, ushqen trurin dhe parandalon çrregullimet e sistemit nervor

Ylli Merja prezanton bimën çudibërëse që rritet

Mjeku i njohur alternativ Ylli Merja ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ku ka folur për sëmundjet e sistemit nervor dhe bimët medicinale që i parandalojnë ato.

Po si të kemi një tru të shëndetshëm? Së pari duhet të kuptojmë cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor. Sipas Ylli Merjas disa nga faktorët janë: çrregullimi i qarkullimit të gjakut; çrregullimet në tretje dhe ato hormonale; trashëgimia familjare; parazitët në organizëm ose problemet me florën bakteriale; problemet me cdrvikalen, një posturë jo e duhur sjell shqetësime pasi nuk furnizon trurin me gjak; mungesa e mikroelementeve vitaminë B3, B6, W3 W6, acide yndyrore-omega 3.

Disa nga simptomat paralajmëruese të çrregullimeve nervore janë:

· Çrregullimet në gjumë, rrudhat në ballë

· Ndjesi si mpirje trupi dhe këputje trupore

· Luhatje tensioni, skuqje sysh, fytyre

· Konstipacion ose diarre

· Dhimbje pas koke deri te sytë

· Fytyrë e zbehtë

· Shfaqje fizike, ndryshim i tonit të zërit

· Rënie në peshë, ndryshim i humorit

· Fiksim pas një realizimi të pamundur

· Ndjesi sikur dëgjon zëra, mendime negative

Për herë të parë në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja prezantoi një bimë e cila zë një vend të veçantë në tempullin e bimëve.

“Natyra ofron atë që produkti farmaceutik nuk mund ta përmbledhë në një tabletë. Fuqia e natyrës është e gjithanshme! Unë kam zbuluar një bimë që quhet hipofae, e cila është me të vërtetë shumë e nevojshme për sistemin nervor, frenon aq shumë plakjen e sistemit nervor. Nëse këtë bimë e shtypim ashtu siç shtrydhen ullinjtë jep një si vaj të kuq. Kjo bimë ka Koenzimën Q10, e cila është mjaft e shëndetshme për zemrën dhe trurin. Pasi sistemi nervor është i lidhur direkt me zemrën dhe sistemin e tretjes. Gjithashtu goxhi berry, aronia dhe boronica e zezë janë bimë me veti të mrekullueshme” thekson Merja.

Trajtimi alternativ për një tru të shëndetshëm përfshin; përdorimin e antioksidantëve te perimet, erëzat pasi largojnë radikalet e lira dhe ushqejnë trurin. Konsumimi i agrumeve dhe i të gjitha frutave me ngjyrë të zezë, përdorimi i çajit të malit, barit të bletës, borzilokut, rozmarina, mëllaga, lule bliri, heleksiriumi – janë bimë që frenojnë sëmundjet nervore. Gjithashtu të mrekullueshme për shëndetin e trurit janë farat e lirit, arra, lajthia, fara e zezë, shega e egër, shafrani, qumështi i bletës, vitaminë B3, vitaminë D dhe magnez.

Horoskop