
“METAMORFOZA E ISLIT” Djali që ndryshon sa herë e përshtatet kudo, në çdo kohë
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nuk besojmë se është ndonjëra që nuk e ka një këmishë të bardhë në graderobën e saj, për të katërta stinët.
Këmisha e bardhë jo vetëm për shkak të ngjyrës, por është veshja që do t’ju heq një peshë të madhe stresi për mënyrën se si ta kombinoni, pasi mund ta vishni me çdo gjë. Me pantallona, funde, fustane, këmisha e bardhë do ju tregojë ‘shik’ në çdo kohë.
Për një ide më të qartë, në këtë artikull do të gjeni 4 kombinimet më fantastike të këmishës së bardhë.
Këmishë të bardhë me fund të zi
E zeza dhe e bardha përbëjnë ‘një dyshe’ të shkëlqyer, kështu që shfrytëzojeni sa më shumë.
Një këmishë e bardhë me një fund të zi, qoftë të gjatë apo të shkurtër do të jetë ideal për një takim, ose për në ambientin tuaj të punës.
Këmishë e bardhë me një fustan të zi
Nëse funksionon me një fund të zi, përse nuk do të funksiononte me një fustan të zi? Kini parasysh se ky është kombinimi që sytë përreth nuk mund të largohen dot nga ju. Eleganca dhe sharmi që rrezatoni me këtë kombinim, është i përshtatshëm për çdo moment të ditës.
Këmishë të bardhë me pantallona apo funde në tonalitete të ngrohta
Një nga kombinimet më të preferuara të kësaj vere është këmisha e bardhë me fund ose pantallona bezhë. Me ‘look’-un në këto dy ngjyra mos mendoni dy herë për të dalë nga shtëpia.
Stili ‘total white’
Zakonisht në verë jemi mësuar ta shohim stilin nga koka, te këmbët në të bardhë. Ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet sipas ekspertëve të modës sepse gjithnjë dukesh bukur, transmeton pozitivitet dhe elegancë.
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nga: Doreada Mio Ato janë dy. Të pozicionuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të avionit. Njëra njofton ngritjen, tjet...
Diva e muzikës botërore Madonna ka zhvilluar edhe ndalesën e fundit të turneut të saj të shumëpritur “The Celebration...