
Ndahet nga jeta Tony Roberts ylli i Broadway
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Shtatori mund të konsiderohet pa frikë si muaji i ndryshimeve të vogla e të mëdha. Disa i vendosin qëllim vetes që më në fund të kujdesen për shëndetin dhe të mos shtyjnë dietën apo palestrën për të hënën e radhës, të tjerë duan të mësojnë sa më shumë ose të arrijnë rezultate akoma më të mira në punë. Ndërsa shumë prej syresh, n doshta nuk bëjnë asnjë rezyme të kësaj natyre dhe thjesht shijojnë muajin e ri çdo ditë nga pak, sidomos kur e nisin atë me një ngjyrë ose prerje të re flokësh.
Të kujdesesh për veten është gjithmonë kënaqësi dhe ndikon drejtpërdrejt jo veç në pamjen e jashtme, por edhe në vetëvlerësim dhe raportin intim që çdokush nga ne ka me unin. E dimë, ndoshta folëm më shumë se duhet ndaj le të hyjmë direkt e në temë.
Një këngë e vjetër labe thotë “ Balluket e ballit moj, mbi sy të kanë rënë, si hëna pas malit moj, si hënë e pabërë”, por neve mendojmë që Orinda Hutës dhe Rudina Dembacajt u shkojnë aq shumë sa meritojnë 10/10 për ndryshimin e bërë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Dy gocat e njohura të ekranit nuk janë të vetmet që kanë përqafuar këtë trend. Rudina Magjistari gjithashtu ka zgjedhur që në prag të këtij sezoni të ri televiziv të vijë me bionden e saj klasike dhe ca balluke të reja që i shkojnë shumë fare.
View this post on Instagram
Kush i ka balluket më të bukura sipas jush, Fjodora Fjora apo Alteo? Kjo video e tyre është aq e ëmbël sa nuk dimë të zgjedhim se kujt i shkojnë më shumë. Moderatorja e “Ditë pas dite’’ duket aq bukur me prerjen e re, kështu që një 10 me yll nga ne.
View this post on Instagram
Shtatori nuk ka veç balluke, por edhe ngjyra të reja. Panelistja e njohur, kryeredaktorja e modës dhe business woman, Santana Çomora, ka vendosur që të nisë muajin me një ndryshim. Ajo ka hequr dorë nga ginger, nuanca me të cilën është identifikuar për shumë kohë, për të provuar ngjyrën karamel. Një super zgjedhje sipas nesh pasi duket se është bërë enkas për të.
View this post on Instagram
Çiljeta Xhilaga duket se është lodhur nga të qenit bionde dhe është rikthyer brune. Flokët e rinj ngjyrë çokollate i theksojnë më shumë tiparet e bukura, kështu që ky ndryshim merr notë pozitive.
View this post on Instagram
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Shfaqja e dashur "7 Minuta" me regji nga Driada Dervishi dhe aktoret e famshme Rudina Dembacaj, Paola Kodra, Olta Daku, Zamira Kita, Xhoana Karaj, Anila Bisha...
Partia Demokratike pritet të zhvillojë protestë ditën e sotme dhe në kuadër të këtij organizimi policia ka ndërmarr...