Modë / 31 Gusht 2023, 17:49

Dashuri me shikim të parë, këto produkte s'duhet të mungojnë në çantën e makeup-it për sezonin vjeshtë-dimër 2023

Dashuri me shikim të parë, këto produkte s'duhet të

Gabriel Chanel e adhuronte stinën e vjeshtës. Për të, vjeshta ishte e magjishme dhe plot me potencial krijues, që e frymëzonte për veshjet prej kadifeje dhe stofi, si edhe për trikot dhe pulovrat e rehatshme me ngjyra të spikatura dhe të ndezura. Vjeshta shërbeu edhe si burim frymëzimi për studion e krijimit të makijazhit të CHANEL gjatë disenjimit të koleksionit të grimit për sezonin vjeshtë-dimër 2023. Në këtë periudhë të vitit, natyra transformohet plotësisht, pemët vishen me gjethnajën e tyre të kuqërremtë, kopshtet dhe parqet marrin nuancat e okrës.

Rrezet e fundit të diellit të verës hedhin dritën e tyre të butë dhe të ngrohtë mbi peizazh gjatë ekuinoksit. Në këtë çast të shkurtër dita dhe nata janë në ekuilibër të përkryer dhe koha duket sikur ndalet në vend, duke shënuar kështu fundin e lavdishëm të verës dhe lajmëron fillimin e një cikli të ri. Është ky çast i mbetur pezull në kohë që studioja e krijimit të makijazhit të CHANEL synon të kapë dhe ta përkthejë në ngjyra dhe efekte për koleksionin “ÉQUINOXE DE CHANEL”.

Dashuri me shikim të parë, këto produkte s'duhet të

DRITË MBI HIJE

“OMBRE PREMIÈRE LIBRE” është një prodhim i ri me prodhim të kufizuar me një përbërje të imët, të thërrmueshme, ajrore. Kjo paletë tonalitetesh për sytë vjen në gjashtë nuanca natyrore, të buta, që u japin ngrohtësi syve, një kafe e mëndafshtë lajthie, një kafe e thellë arre dhe një gështenjë e errët e ngrohtë ndërthuren me një nuancë të ndritshme me portokallinë e bakrit, me nuancën e së kuqes së thellë dhe me nuancën e së purpurtës së ndezur.

Dashuri me shikim të parë, këto produkte s'duhet të

Ky është kombinimi i përkryer i ngjyrave të forta me një pamje të mëndafshtë dhe me një përdorim jetëgjatë, që ofron pamje të butë të grimuar me nuanca të lehta, por tërheqëse. Me një përbërje të lehtë dhe me një kapak të ri me një furçë me majë sfungjeri të integruar në të, pudra kremoze e butë mund të aplikohet brenda një pulitjeje sysh. Ajo rrëshqet me një lëvizje të vetme dhe ofron ngjyrë të qëndrueshme, që është njëherazi e thellë dhe delikate. E vendosur në një kuti qelqi, ku efektet e nuancave të së zezës i shtojnë misterin këtij kontrasti, “OMBRE PREMIÈRE LIBRE” i ngjan një loje të dritës dhe hijes.

Dashuri me shikim të parë, këto produkte s'duhet të

DUETI I DRITAVE

Blushi “DOUCEUR D’ÉQUINOXE” u jep faqeve një ngjyrë të fortë, gjithsesi delikate dhe i jep pamjes së fytyrës një shkëlqim të natyrshëm. Për të pasqyruar natyrën dhe gjethnajën e kuqërremtë, secila nga pudrat është stampuar me një formë gjetheje dhe me logon e dyfishtë të C-së, gjë që shfaqet me harmoni në sipërfaqen e pudrës. Ngjyra e zbehtë e koralit dhe paleta bezhë e ngroh pamjen me ngjyrë energjike, ndërsa ndërthurja mes bezhës së trëndafiltë dhe ngjyrës mavi krijon një efekt të butë të shëndetshëm vezullues.

Dashuri me shikim të parë, këto produkte s'duhet të

KONTRASTE LOJCAKE

Përsosmëria e fundit e studios së krijimit të makijazhit të CHANEL është krijimi i gjashtë nuancave të reja të “ROUGE COCO BLOOM” që koordinon dy nuancat e reja të “LE VERNIS”. Hidratuese dhe energjike “ROUGE COCO BLOOM” kombinon një përqendrim të lartë pigmentesh me kompleksin Hydraboost, të përbërë nga dyllë dhe vaj natyror për ndriçim mbresëlënës dhe për ngjyrë jetëgjatë për buzët.

Dashuri me shikim të parë, këto produkte s'duhet të

Nga ngjyra e ndezur e koralit deri tek e kuqërremta dhe kafja e çelur, konturet e buzëve përforcohen nga një gamë nuancash që e ndriçojnë pamjen e fytyrës. Manikyri gjallërues LE VERNIS zgjat ngrohtësinë e gëzueshme të verës me nuanca të ndritshme portokalli dhe fton vjeshtën me një nuancë të kuqërreme. Ai ka nuanca të ndritshme, që reflektojnë harmoninë, ekuilibrin dhe butësinë e këtij çasti midis stinëve. Energjik, por edhe natyral, koleksioni paradoksal i “ÉQUINOXE DE CHANEL” është finalja e madhe e verës shumëngjyrëshe indiane.

Dashuri me shikim të parë, këto produkte s'duhet të

Horoskop