Thesari i Asadit, nga pjatat e florinjta te çmimi i artë i FIFA-s/ Çfarë u zbulua në “Pallatin e Popullit”
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Në ekuilibër midis pragmatizmit dhe poezisë. Kjo ishte motoja e koleksionit Vjeshtë/Dimër 2024-2025 i prezantuar nga stilistja Alberta Ferretti në Javën e Modës në Milano, ku u shfaqën dy emra kryesorë në botën e modës.
Dikush do ta përkufizonte si nxënësja dhe mësuesja, nëse nuk do të ishte për faktin se në CV-në e saj më e reja prej tyre mund të mburret tashmë me dhjetëra sfilata me markat e mëdha të modës. E sigurt është se Deva Cassel dhe Irina Shayk ishin fytyrat kryesore të shfaqjes së Alberta Ferretti në Javën e Modës në Milano në versionin vjeshtë/dimër 2024-25. Dy bukuroshe të ndryshme, dy stile që mishërojnë shumë vizione të feminilitetit të stilistes nga Romagna.
Deva Cassel romantike
Larg nga të qenit thjesht vajza e dy gjigantëve të kinemasë, Deva Cassel interpretoi më së miri vizionin më sensual dhe romantik të stilistes. E zhytur brenda një pëlhurë të derdhur që ngjallte ëndrrat e një epoke të lashtë, modelja e re solli në pasarelë fustanin e saj të gjatë, një kaskadë butësie dhe hirësie. Një pëlhurë që e bënte të dukej si një perëndeshë, e dekoruar me delikatesë me dantella të çmuara, i dha jetë një vepre arti lëvizje. Dekolteja e hapur e bënte edhe më tërheqëse.
Irina Shayk, gjithmonë në krye
Irina Shayk, një nga veteranët e Javës së Modës, u shfaq e sigurt. Modelja ruse ka risjellëkonceptin e elegancës me një krijim i cili, sipas përshkrimit social të bërë nga Alberta Ferretti, “eksploron ekuilibrin mes pragmatizmit dhe poezisë”. Në fakt, nga njëra anë materialiteti i fundit të gjatë të zi dhe nga ana tjetër transparenca evidente e pjesës së sipërme të fustanit, krijuan një përzierje që përmblidhte në mënyrë perfekte kuptimin e koleksionit.
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mun...
Të dhimbshme, "turpëruese", delikate, të paparashikueshme: hemorroidet janë një çrregullim i shpeshtë si tek meshkujt ash...