Sëmundjet e zemrës prekin të rinjtë, mjekët në Elbasan: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Kohët e fundit, në botën e modës janë bërë shumë të famshme, por mbi të gjitha të preferuara termat “old money” dhe “quiet luxury”, referuar një stili të caktuar veshjeje apo të dukjes së jashtme.
Po për çfarë bëhet fjalë? Ky trend ka filluar 2-3 vitet e fundit nga personalitete të fushës së modës të cilët promovojnë dhe nxisin audiencat e tyre të investojnë në veshje të përbëra nga materiale cilësore dhe që zgjasin në kohë, që prodhohen nga kompani të cilat respektojnë të drejtat e punonjësve dhe ambientin.
Marka italiane, Luisa Spagnoli është një nga përfaqësueset më të denja të kësaj lëvizjeje. Është një markë që prej më shumë se një shekulli vesh vajzat dhe gratë me veshje elegante, të thjeshta, por luksoze për momente të ndryshme gjatë ditës apo veshje për evente.
Ajo çfarë i bën luksoze veshjet e markës janë materialet e cilësisë premium, të përzgjedhura me kujdes nga vende të ndryshme të botës. Është qepja dhe stilimi i detajeve me dorë duke treguar kujdes të lartë dhe perfeksion, gjithmonë duke patur në mendje kohëzgjatjen e produktit dhe rehatinë që të jep në trup. Elemente si punimet me grep dhe gjilpërë, me materiale ekskluzive, kujdesi që tregohet gjatë disenjimit të çdo detaji, e shumë elementë të tjerë, i bëjnë këto veshje unike.
Luisa Spagnoli tashmë është prezente në tregun shqiptar prej 16 vitesh, me dyqanin ekskluziv për Shqipërinë te Galeria ETC, në katin e parë. Marka është mjaft e preferuar nga shumë vajza dhe gra shqiptare të cilat zgjedhin Luisa Spagnoli për momentet e tyre më të rëndësishme, evente, dalje mediatike apo sete fotografike pasi në veshjet 'LS' gjejnë cilësinë e lartë që duan, elegancën dhe finesën që u përshtatet.
Koleksionet e saj shpesh i kemi pasur edhe pjesë të Living, nga bukuroshet shqiptare si Iva Tiço, Lei Kraja, Kristina Baki, Brikena Prifti, etj, të sjella aq bukur dhe me të gjithë sharmin që këto veshje i karakterizon.
Filozofia e Luisa Spagnoli-t është e thjeshtë: 'LS' krijon veshje me disenjo të thjeshta, fine dhe elitare, por me materiale të cilësisë më të lartë duke ofruar kështu një eksperiencë luksoze për blerëset, të cilat shijojnë elegancën dhe cilësinë e lartë të veshjeve për përditshmëri ose veshje për aktivitete, evenimente të ndryshme. Copat dhe materialet përzgjidhen dhe disenjohen me mjeshtëri dhe prodhohen me dorë në Itali.
Kjo i bën veshjet të kenë jetëgjatësi, të mos e humbasin cilësinë dhe shkëlqimin ndër vite. Janë pikërisht këto elementë që e bëjnë një markë të jetë pjesë e kategorisë “quiet luxury”, një markë që nuk përdor logo të mëdha apo nuk përpiqet të duket si një produkt i shtrenjtë edhe pse materialet dhe cilësia e produktit janë të larta dhe të shtrenjta.
Në fakt, trendi “quiet luxury” shkon përtej stilit apo cilësisë së veshjes. është një lëvizje në formë revolte që sa vjen e rritet kundër prodhuesve fast fashion apo shumë markave të tjera të lira të cilat kanë mbiprodhim produktesh të cilësisë së ulët në kohë rekord. Ky mbiprodhim po shkakton ndotje të mëdha në mjedis në vendet e prodhimit si dhe rritje të ndjeshme të dioksidit të karbonit duke ndotur ajrin dhe duke nxitur më shumë ngrohjen globale.
Janë lëvizje të tilla që na edukojnë të përqafojmë marka si Luisa Spagnoli që ofrojnë cilësi të përhershme dhe veshje “statement” që mund t’i trashëgojmë në brezat e ardhshëm. Për fushatën e vitit 2023, Luisa Spagnoli riktheu elementë të modës së viteve '60 dhe '70 duke propozuar një stil të rafinuar, femëror por spontan dhe dinamik.
Më poshtë gjeni disa foto nga koleksioni pranverë/verë 2023.
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Blake Lively ka reaguar në lidhje me pamjet e fundit, që Justin Baldoni, regjisori i “It Ends With Us” ka publikuar nga filmi i tyre. A...
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...