"Të jesh e veçantë ose ikonike" kjo është motoja e markës franceze “Lancaster Paris“, e cila para pak ditësh festoi 1-vjetorin e saj në Shqipëri në një nga hotelet më luksoze me standarde evropiane “Melia Durrës”, që sapo ka hapur dyert për pushuesit e saj. Të kesh një çantë Lancaster nuk do të thotë të kesh vetëm një markë, por brenda saj ndërthuren bukur kujtimet, modelet e pafundme, ngjyrat e shumta si dhe mbi të gjitha komoditeti që të ofron si për jetën e përditshme, ashtu edhe për momentet më të veçanta.
E pikërisht të jesh ikonike, e veçantë dhe unike për të qenë gjithmonë sa më afër të bukurës, trendit të momentit dhe cilësisë së garantuar të këtij brand-i shumëvjeçar. Konceptuar si kurrë më parë ky 1 vjetor erdhi ndryshe.
Ndryshe që nga ideimi e deri te përzgjedhja e detajuar e personazheve që në të vërtetë janë kaq ikonike sa dhe vetë çantat.
Njerëz të medias, këngëtarë, ikona të bukurisë ndër vite, influencues e personazhe të rëndësishme të ekranit shijuan një ditë ndryshe mes ambienteve të bukura të hotelit, energjisë pozitive, momenteve gazmore e artit që nuk mungoi në asnjë moment.
Një 24 orësh dedikuar së bukurës që startoi me një vizitë nga afër në dyqanin në katin e parë të Galerisë ETC “ Lancaster Paris “ për t’u njohur më nga afër me koleksionin e ri të çantave, që transmetojnë një energji pozitive, duke nisur nga ngjyrat e ndezura e deri tek ato pastel e që mbi të gjitha flasin një gjuhë : gjuhën e elegancës dhe stilit të jetës. E më pas drejtimi drejt një perle në bregdetin Adriatik siç është hoteli me 5 yje “Melia Durrës”.
Një përvojë unike, që nga mikpritja e një program i detajuar që lidhte bukur e shpaloste një imagjinatë kreative, siç ishte ai i pikturimit të çantave, sipas fanatazisë së çdo personi pjesëmarrës e që çdokush shijoi krijmtarinë e tij. E më pas një darkë mes bardhësisë së kodit të veshjes që përmbylli hareshëm kërcimin, ushqimin e mirë dhe dekorin fin në ngjyrë pastel të tavolinës së shtruar.
Mëngjesi do i dedikohej një zgjimi të bukur dhe njohjen më nga afër të brandit nga drejtori komercial Davide Ravizza i Lancaster Paris për Europën e Azinë, i cili bëri një prezantim dinjitoz të brandit të mirënjohur duke shprehur faktin që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe sot Lancaster Paris është një emër që po ngrihet dita ditës.
1-vjetori i Lancaster Paris ka kaluar, por jehona e tij vazhdon të mbetet në të gjitha tavolinat si një event që solli të bukurën, risinë, personazhe karizmatik, një lokacion të dëshiruar e mjaft surpriza, që lanë një shije të mirë për të gjithë.
henr4956
rei17435
rei17443