"Kam marr borxh për qiranë", fjalët e Bardhit që çuditën rrjetin
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Minimalizmi është një temë që shpesh ha diskutim në botën e modës, por edhe në aspekte të ndryshme të jetës. A pëlqehen më pak gjëra, a janë shqiptarët të prirur më shumë drejt elementeve të paktë apo kërkojnë sa më shumë gjëra dhe të ngarkuara? Për të gjitha këto, ishin të ftuara dy personazhe shumë interesante në podcastin e radhës të “Fashion Guru’s”, Marigona Nila Xhaferri, arkitekte, si dhe Blerjana Xhuvani, stiliste personale.
“Bardh e Zi, kjo është paleta e minimalizmit. Po të vësh re edhe blogeret që janë bërë shumë të njohura dhe të ndjekura në rrjetet sociale, ngjyrat në instagramin e tyre i kanë bardh e zi, ose gri të hapur. Pra e thënë ndryshe janë ngjyra, pa ngjyrë. Këto janë nuanca që në fakt ne ndjehemi edhe më rehat. Ne shqiptarët nuk i kemi pasur gjërat më parë dhe tani po futemi në botën europiane dhe po i prekim të gjitha, ndaj kërkojmë të kemi sa më shumë gjëra dhe të ngarkuara”, është shprehur Marigona Nila Xhaferri.
Ndërsa minimalizmi për Blerjana Xhuvanin nuk është e njëjta: “Minimalizmi nuk është vetëm e bardha dhe e zeza, por është edhe “monochrom look”. Është mënyra e jetesës”.
Në lidhje me profesionin e saj si “interior designer”, Xhaferri u shpreh se është shumë e lidhur me minimalizmin: “Unë në shtëpi stilin minimalist e praktikoj shumë, sepse besoj verbërisht se njerëzit duhet të sjellin ngjyrat e veta në shtëpi. Shtëpia ku ne jetojmë unë e konsideroj një vepër arti. Unë bëj gjëra të pastra në shërbim të jetës funksionale të ditëve të sotme. Ne e llogarisim që të paktën mobilimi të zgjasë 10 vite, të jetë një mobilim i qëndrueshëm dhe që do t’i rezistojë kohës”.
Ndërsa e pyetur për arredimin e shtëpisë së Big Brother Vip Albania3, Marigona tha se: “Shtëpia e Big Brother Vip 3 pjesa e hyrjes dhe tualeti më pëlqyen, por do doja të ishte më “uau”, më artistike. Ka shumë ngjyra dhe nuk duket aq artistike”.
E sa i përket stilit personal të saj, Xhuvani tregoi se ka pasur ndryshime stilesh ndër vite: “Nuk kam qenë gjithë e stilit minimalist, por tani jam. Në universitet unë kam qenë me një stil më të guximshëm. Mua më lodhi kjo gjë, jo se nuk kam qejf të vishem, por tani më pëlqejnë më pak gjëra. Hera e fundit që jam veshur ekstravagante ka qenë në një event të Gucci-t”.
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...