Modë / 14 Gusht 2023, 15:13

Ndodh edhe kështu, këto janë 4 arsyet përse djemtë tërhiqen nga vajzat me flokë të shkurtra

Ndodh edhe kështu, këto janë 4 arsyet përse djemtë

Ideja se vajzat me flokë të gjata konsiderohen si më tërheqëse në sytë e meshkujve, mbështetet nga shembuj të kulturave popullore. Megjithatë, një shulumtim i fundit sugjeron se flokët e shkurtër janë të lidhur me aspekte të ndryshme, përfshirë edhe tërheqjen femërore. Gratë me flokë të gjata shihen si “të shëndetshme” dhe “inteligjente”, ndërsa ato me flokë të shkurtra janë “të kujdesshme” dhe “femërore”.

Në fund të fundit, gjithçka varet nga preferenca, por ka disa arsye të tjera që disa meshkuj tërhiqen nga vajzat me prerje flokësh të shkurtra. Bright Side bëri një ''udhëtim'' në psikikën e burrave dhe gjeti disa arsye që i bëjnë vajzat me flokë të shkurtër tërheqëse në sytë e djemve.

Flokët e shkurtër tërheqin më shumë vëmendje

Modelet e shkurtra të flokëve dallohen nga pjesa tjetër, ndaj dhemtë priren t’i vënë re gjithmonë ato. Nga komentet që Bright Side ka mbledhur në internet, shumë djem që kanë preferencë për vajzat me flokë të shkurtër, thanë se flokët e shkurtër nuk janë aq të zakonshëm sa flokët e gjatë, gjë që i bën të veçantë.

Ata mund të shohin më mirë fytyrën dhe qafën tuaj

Ndoshta e keni vënë re se në shumë sfilata modelet i mbledhin flokët dhe përpiqen të nxjerrin sa më në pah fytyrat e tyre. Kjo për shkak se flokët mund të shpërqëndrojnë dhe fshehin tiparet femërore. Meshkujt duket se janë dakord me këtë ide, duke thënë se fytyra dhe qafa janë cilësi shumë tërheqëse për ta, dhe prerjet e shkurtra të flokëve lejojnë që bukuria femërore të jetë më e dukshme.

Vajzat me flokë të shkurtër shfaqin më shumë besim dhe guxim

Jo çdo grua është e gatshme të eksperimentojë me prerje flokësh të shkurtër. Kërkon guxim  dhe më e rëndësishmja, besim . Meshkujt tërhiqen nga gratë me vetëbesim të lartë dhe flokët e shkurtër e tregojnë këtë.

Nuk të pengojnë

Është interesante që burrat thonë se një faktor i madh që ata vlerësojnë për flokët e shkurtër janë se nuk të pengojnë kur përqafohesh. Atyre nuk u pëlqen kur të dashurës i bien flokët në sy dhe në gojë. Përveç kësaj, ata gjithashtu preferojnë të mos gjejnë flokë të shpërndarë nëpër apartamentet e tyre.

Horoskop