Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Një nga ngjyrat më elegante, ndonjëherë edhe shumë aristokratike. Ngjyra portokalli është në variantin e saj më joshës për pranverë-verë 2023, në nuancën e kajsisë. Me çfarë ngjyrash shkon më mirë? Si ta kombinoni me një stil të caktuar? Living ju jep disa ide.
Me xhinse
Ngjyra portokalli e kajsisë trendi i këtij sezoni, shkon në mënyrë perfekte me xhins.
Ndryshe nga variantet më të lehta, kjo ngjyrë bie në sy për kontrastin që ka me blunë e xhinsit. Mund të eksperimentoni me një crop top, ose me një aksesor të dukshëm si çanta.
Një fustan i gjithi në këtë ngjyrë
Shija e kajsisë është e fortë dhe e dallueshme dhe priret të dominojë shijet e frutave të tjera në kombinim. E njëjta gjë ndodh edhe në look: ja pse një fustan portokalli është opsioni perfekt për t'u marrë në konsideratë në verën e 2023. Për t'u kombinuar thjesht me një palë sandale të sheshta dhe një çantë të thurur.
Me neutraleMe çfarë ngjyrash shkon mirë portokallia? Bezha dhe grija, pra neutralet , janë ndër ngjyrat që shkojnë më mirë me kajsinë dhe variacionet e saj, më të theksuara ose më të zbehta si në foto.
Thjesht zgjidhni ngjyrën e kajsisë për pjesën e sipërme, në vend të asaj të poshtme. Në verë, është më mirë të shmangni ngjyrat më të errëta si e zeza: në vend të kësaj zgjidhni baby blue.
Portokallia dhe roza, kombinimi më veror i këtij viti
Falë rritjes së popullaritetit nga Barbie, kombinimi në modë për Verën 2023 është ai që sheh si protagoniste rozën e thesuar dhe portokallinë. Thjesht përqendrohuni në njërën nga të dyja dhe tjetrën përdoreni si aksesor.
Me jeshile
Me çfarë ngjyrash shkon mirë portokallia e kajsisë, veçanërisht në verë? Ndër ngjyrat e forta, përveç rozës, një opsion për t'u marrë në konsideratë është edhe jeshilja në trend./Living
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...