Modë / 29 Shtator 2023, 19:53

Pasi të shihni këto foto të Eva Longoria-s, do të shkoni me vrap te parukierja dhe të prisni balluke

Pasi të shihni këto foto të Eva Longoria-s, do të shkoni me

Ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni te parukierja dhe të mos keni asnjë ide se ç’të bëni? Ose ta keni ndarë mendjen se ç’ju duhet, por kur jeni ulur në poltronë para pasqyrës, të keni harruar çdo gjë? Ndodh më shpesh nga ç’ua merr mendja dhe s’keni pse ndiheni në faj për këtë gjë. Sado e thjeshtë të duket ideja e një prerjeje apo ngjyre të re, në të vërtetë është krejt e kundërta. Megjithatë nëse doni të mirëprisni tetorin ndryshe, është koha të mendoni seriozisht për balluke. Dhe pasi të shihni këto foto të Eva Longoria-s, do të nxitoni te parukierja që t’i prisni po njëlloj.

Ylli 48-vjeçar i “Shtëpiake të dëshpëruara” ka postuar në Instagram disa foto ku shfaqet më ndryshe se kurrë. E veshur me një fustan ngjyrë bizele që mban vulën e Victoria Beckham, një nga miket e saj më të ngushta, Eva duket e mrekullueshme me prerjen e re që si gjithmonë ia ka besuar parukierit të saj besnik, Jordan Deal. Të gjithë e kanë mirëpritur këtë ndryshim dhe u japim të drejtë pasi Longoria duket një perëndëshe më flokët e rinj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria)

Dhe nëse Eva ju duket larg, hidhuni një sy gocave tona që kanë eksperimentuar po ashtu me balluket këtë vjeshtë, lexoni "Balluket e ballit mbi sy të kanë rënë", kush janë vajzat e njohura të ekranit që e nisën muajin me look të ri

Horoskop