Modë / 13 Nëntor 2023, 21:22

Praktike dhe elegante! 6 trendet e këpucëve këtë fundvit

Praktike dhe elegante! 6 trendet e këpucëve këtë fundvit

Ndërsa temperaturat ulen, tendencat e reja të këpucëve kanë filluar të shfaqen dhe të zënë vend në gardërobën tonë. Në gjysmën e dytë të 2023, takat minimaliste janë ende shumë në modë, duke i shtuar disa centimetra të gjitha pamjeve tona në mëngjes dhe në mbrëmje.

Në pjesën më të madhe, opsionet e këpucëve të këtij sezoni janë goxha praktike, por sigurisht që nuk u mungon emocioni, ndaj le t’i hedhim një sy 6 tendencave që do të dominojnë këtë fundviti.

Është një zgjedhje e shkëlqyeshme për vjeshtën kur nuk jeni ende gati për çizmet, por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të vishen gjatë gjithë vitit. 

Këpucët mokasin

“Këpucë në ngjyrë kafe”

Po aq e gjithanshme dhe elegante sa e zeza, nuancat e thella të kafesë kanë një ngrohtësi që i bën këpucët tuaja të duken tejet luksoze.

Çizmet mbi gju

Ky është padyshim trendi më i përhapur i çizmeve në pistat e modës, ato shfaqen në koleksionet e “Stella McCartney”, “Vivienne Westwood”, “Philipp Plein” dhe “Etro”.

Këpucët minimaliste me takë të ulët

Minimalizmi ka një vend në zemrat tona për disa sezone tashmë. Të ndikuar nga vitet ’90, këpucët me taka të ulëta janë një stil i domosdoshëm për veshjet e çdo femre.

Mary Janes

Ka një muzë për secilën prej epokave të tyre në histori: Jean Shrimpton në vitet ’60, Courtney Love në vitet ’90, Alexa Chung në vitet ’00 dhe Zoë Kravitz tani. “Mary Janes” e këtij sezoni vijnë në materiale, ngjyra dhe lartësi të ndryshme.

Këpucët dekolte të zbukuruara

Këtë sezon këpucët tona janë të zbukuruara me harqe dhe janë mënyra më e mirë për të përmirësuar stilin tuaj. Lajmi i mirë? Ato shkojnë me pothuajse gjithçka!

Horoskop