Neda Balluku të voglës: "Vetëm unë e di çfarë ndiej në këtë moment"
Opinionistja Neda Balluku, të cilën e kemi parë shumë aktive në rrjetet sociale me vogëlushen e saj, edhe pse këtë t&e...
Edhe pse temperaturat e paqëndrueshme të ditëve të fundit duket sikur po e mbajnë gjithmonë e më larg pranverën, sipas sinoptikanëve dielli shumë do të na buzëqeshë shumë shpejt. Ndaj është koha ta mirëpresim ashtu si duhet, duke ndryshuar gardërobën. E dimë, mund të duket si gjëja më e vështirë në botë, por nuk keni pse përhumbeni sa në një dyqan në tjetrin apo duke kontrolluar site të ndryshme pasi ky sezon "flet" me "gjuhën e linosë".
Linoja konsiderohet si një nga pëlhurat më antike në të gjithë botën. Egjiptianët e lashtë e përdornin për të mbështjellë mumiet e faraonëve në shenjë nderimi. Më vonë u përdor nga romakët si material për mbulesa tavoline dhe objekte të tjera shtëpiake, ndërsa sot është pëlhura e preferuar e shumë prej shtëpive më të famshme të modës. Duke qenë se bëhet fjalë për një fibër ekologjike, pra natyrale, veshjet prej linoje nuk shkaktojnë alergji, janë të freskëta, nuk dëmtohen nga larjet e shpeshta dhe arrijnë të filtrojnë rrezet UVA.
Sot do t'ju propozojmë disa modele fustanesh që duhet t'i bëni sa më shpejt tuajat pasi janë MUST i pranverës 2023. Mos u shqetësoni për kombinimin pasi linoja i përshtatet çdo aksesori apo këpuce, duke filluar nga stiletto-t elegante tek atletet.
Opinionistja Neda Balluku, të cilën e kemi parë shumë aktive në rrjetet sociale me vogëlushen e saj, edhe pse këtë t&e...
Shpesh ka të rinj që ankohen për dhimbje të shpinës, të qafës apo të gjithë kolonës. Neurokirurgu, profesor...
Moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë një histori personale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, për shëndetin fizik. Ai shprehe...