
Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Kur flasim për traditat kombëtare ndjesia është e papërshkrueshme, e sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen dhe promovimin e tyre edhe përtej kufijve.
Patriotizmin e kemi parë të shprehur në disa aspekte, por akoma më emocional bëhet kur elementet tradicionale i shohim në veshje. E ndërsa flitet për modë dhe trende, stilistët tanë kanë arritur t’i ruajnë me fanatizëm, detajet tradicionale shqiptare, duke e njohur botën me Shqipërinë e vogël, të bukur e me vlera plot.
Moda dhe stili janë gjuhë universale, ashtu sikurse etnografia shqiptare me disiplinat e saj, ku në qendër si një mbretëreshë qëndron kostumografia. Arti i komunikimit është në thurjen e çdo jeleku, xhublete, dimije apo rripi të kostumeve shqiptare.
Një kontribut të veçantë në përhapjen e këtyre vlerave brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë mund të përmendim Besë Neziri Rugova, Dorina Kola, Bela Maçin, Katerina Zotaj, Etnik Shalaj etj., stilistë, koleksionet e të cilave janë frymëzuar nga rrënjët dhe elementet ndonjëherë misterioze të kostumografisë dhe etnografisë shqiptare.
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt t&eu...
Agjencitë hapësinore anembanë botës kanë për detyrë të lokalizojnë, studiojnë dhe analizojnë trajektoret ...