Modë / 1 Maj 2022, 16:56

Modeli ideal për këtë pranverë, sidomos për vajzat me flokë të hollë dhe problematikë

Modeli ideal për këtë pranverë, sidomos për vajzat me

Bobi francez po përjeton një rikthim të madh dhe përveçse duket tepër elegant dhe delikat, është i lehtë për t’u ruajtur dhe flokët e hollë po përjetojnë një rilindje. Sigurisht, modeli i flokëve nuk duhet të bazohet vetëm në tendenca, por edhe në atë çfarë ju shkon ju

Nëse keni një tip fytyre ovale, natyrisht që ju shkon çdo model flokësh, por ky mund të “shtrihet” për ato me fytyrë të zgjatur, ndërsa ato me fytyrë katrore duhet të zgjedhin sërish një version pak më të gjatë. Nëse keni një fytyrë në formë zemre, gjithashtu nuk duhet të keni frikë nga bobi, thjesht zgjidhni atë me shumë shtresa për të theksuar mollëzat.

Nëse keni guxuar të ndërmerrni këtë hap, urime: keni një verë të qetë përpara jush në të cilën do të shijoni kohën minimale që do të investoni në këtë model flokësh. Është ideale të thani flokët në diell pa stilim dhe të përdorni disa nga vajrat dhe sprajt me kripë deti për të marrë atë stil të çrregullt, por të rregulluar.

Horoskop