“Qumështi në Shqipëri, më i shtrenjti në Europë”, eksperti shpjegon arsyet
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Plot ngjyra e motive festash, pulovrat e Krishtlindjeve janë zgjedhja perfekte për t'u ndier ngrohtë, për t'u dukur bukur dhe për të zgjuar shpirtin festiv. Një mendim i mirë për t'i bërë një dhuratë vetes, pse jo dhe familjarëve, në mënyrë që edhe fotot të dalin më të bukura . I kemi pare shpesh ne filma, seriale të ndryshme mbi të gjitha ata amerikanë të cilët nuk ka personazh qe nuk mban nje veshje te tillë ne kete periudhe. Ndonjë ide? Sa më shumë pulovra me floke bore, drerë, peme dhe yje në sfonde në ngjyre te kuqe, blu, te bardhë apo jeshile.
Mund të zgjidhni modele te cilat jane me nje kuptim shume 'funny', sidomos nëse do te mblidheni me miqte per te festuar. Tek e fundit, festat jane per tu zbavitur me njerëzit tanë më të afërt.
Nuk mund te mbetet jashte vemendjes edhe trikoja më e gjatë me kopsa , ne menyre qe te gjeni nje version ndryshe se pulovra tradicionale. Mund ta preferoni ta zgjidhni te gjate per ta kombinuar sipas stilit tuaj qoftë me nje kombinim sportiv sic eshte ai me jeans ose edhe me një palë pantallona më elegante nëse nuk dëshironi të dilni nga mënyra juaj e të veshurit.
Midis zgjedhjeve të pafundme te modeleve te pulovrave festive nuk mund te mungonte edhe ajo ne stilin klasik te cilën do të donit ta mbanit veshur 356 dite te vitit.
Ky model eshte nje 'must have' i cili nuk del kurre nga moda dhe mund ta vishni çdo vit qe do te thote eshte nje investim i mire per garderoben tuaj. Sigurisht duhet ta zgjidhni te ngrohte dhe komode por ne te njejten kohe te kete edhe nje pamje me element elegant qe e bejne edhe me te veçantë nese e kombinoni me nje pale xhinse, ashtu sikurse na keshillojne tendencat.
Nje tjeter model shume i dashur per pulovrat festive eshte edhe ajo ne stilin norvegjez, e cila eshte e pasur me element te cilet lidhen me temen e festave.
Gershetimet e ngjyrave i japin nje pamje shume te dashur ketij stili duke e bere ne nje nder modelet me te preferuara.
Nuk mund te mungoje dhe stili vintage për festa. Mund të blini një golf me flokë bore, ashtu sikurse i ka hije stilit te viteve 80' ku nuk mund te mungoje ne sfond edhe kënga tradicionale festive. Ne kete rast këshilla është ta zgjidhni ne ngjyre te bardhë, kamel apo gri, elegante dhe pak retro.
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....