Iphone do të sjellë risi për evidentimin e problemeve me sytë
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Profili Olta.Photoholic nuk është një profil i thjeshtë i një blogereje që udhëton. Më shumë sesa faqja e një vajze që ka pasion udhëtimet, ajo është një guidë e vlefshme për çdo njeri që ka ndër mend të ndërmarrë një të tillë e të ndjekë këshillat e sugjerimet e Oltës. E jo vetëm kaq, por edhe të mësojë nga arti i fotografisë, sepse çastet e memorizuara në objektivin e aparatit fotografik, janë kartolina të vërteta, aq sa ti mendon se ajo ka marrë një profesionist me vete për të realizuar shërbime të ndryshme fotografike.
Olta Shega përveç se një travel-blogger, është dhe një ndjekëse e çmendur e modës.Udhëtimet dhe fotot e bukura në Instagram e shndërruan këtë pasion në një profesion të vërtetë.
Historia e kësaj faqeje që sot shënon mijëra ndjekës nisi si një pasion i saj, bashkë me bashkëshortin Andin, i cili po ashtu ka faqen e tij të ndjekur andi.lifestyle.
Dashuria e tyre dhe momentet më të bukura të jetës si çift bën që shumë marka të njohur ti shndërronin ata në ambasador të shumëbrandeveprestigjioze në botë. Tashmë, ata e kanë shndërruar pasionin në një mënyrë jetese, aq sa i kanë hapur faqen e tyre dhe dy fëmijëve vajzës katër vjeç dhe djalit një vjeç aura&oen
“ Kam udhëtuar diku 11 vende Paris, Dubai, Vienë, Pragë, Santorini, Barcelonë, Romë, Milano, Alpet e Zvicrës, Madrid, Slloveni. Sa herë udhëtoj më pëlqen të njoh sa më shumë historinë dhe kulturën në çdo vend që shkel.Kur udhëtoj mundohem të gjej edhe pikat më të bukura për të realizuar foto. Udhëtimet janë lumturi. Kam krijuar shumë kujtime të bukura, që do të mbeten gjatë të stampuara në fotografi “ – shprehet ajo.
Për shkak të pandemisë botërore shumë plane për udhëtimet e radhës janë anuluar. Vendi i fundit që ka udhëtuar, para se të izoloheshim ka qenë Sllovenia. Gjatë muajit mars kishte bërë plan që të qëndronin 3-4 ditë në Qafën e Llogarasë pasi klima aty është fantastike gjatë pranverës. Pasi të ktheheshin nga Llogaraja do të shkonin nëTheth, por për fat të keq vendi u izolua për shkak të virusit Covid-19 dhe planet për turizëm malor iu prishën. Gjithsesi, Olta shpreson që e gjithë kjo të marrë fund sa më shpejt, që njerëzit të mund të udhëtojnë të lirë e të kenë mundësi tëmemorizojnë kujtime të bukura në vende të paharrueshme.
Nga: Santana Çomora
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...