Thesari i Asadit, nga pjatat e florinjta te çmimi i artë i FIFA-s/ Çfarë u zbulua në “Pallatin e Popullit”
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Të bësh modë që kur je ende fëmijë, ndërkohë që nuk je shkëputur ende nga bota e përrallave, llastimeve dhe dëshirave, do të thotë t’i kesh kapërcyer pak a shumë këto sjellje dhe të përqendrohesh më shumë tek ideja e ekspozimit. Por për Laertën, vogëlushen tre vjeç e gjysmë nga Durrësi, moda është baras me një lojë, me një kukull më shumë, apo qoftë dhe me një film të animuar. Ajo nuk mund ta kuptojë atë (dhe kjo është shumë normale), por arrin të kuptojë shumë mirë efektin që moda të përçon. E famshme në rrjetet sociale, e sidomos në Instagram, ku kap shifrën e 15 mijë ndjekësve, për Laertën moda është një mënyrë jetese e fituar herët, që në vogëli, një sjellje e përditshme që vihet re me postimet në Instagram, veshje nga më të ndryshmet, të cilat përbëjnë modë, një tendencë që tashmë ka nisur të përqaset dhe nga fashionistet shumë më të rritura se ajo. Por jo vetëm Laerta i imiton idhujt e saj në veshje, tashmë edhe ata kanë nisur ta kopjojnë atë. Shumë moderatore dhe figura të njohura të modës, si jashtë dhe brenda vendit, janë shndërruar në fashioniste të vogla, duke ndjekur stilin e saj. Aparati fotografik është po aq i dashur sa një kukull Barbi për të. Sapo e sheh, ajo di të marrë pozicionin e duhur, të qëndrojë siç thotë dhe vetë “si një modele e vërtetë”, të buzëqeshë e të krijojë shumë mimika. Njëherazi ajo edhe lodhet, por në fund, mbetet një super modele. “Look”-u i saj shfaqet i larmishëm, me tendencat më të fundit; që nga këpucët mokasin, xhinset me bel poshtë, kravatat, shallet e deri tek aksesorët si çantat, syzet më të fundit dhe bluzat e stampuara.
Natyrshëm lind pyetja: A kanë kosto këta fëmijë? Sigurisht që po. Pas saj qëndron një nënë e devotshme, që kryen disa role, jo vetëm atë që i ka dhuruar Zoti; ajo bën edhe stilisten dhe fotografen, duke dokumentuar gjithçka. “Më ka pëlqyer gjithmonë moda”, më thotë Ardita, mamaja e saj. “Zoti më bekoi me një vajzë dhe këtë pasion timin arrita ta finalizoj te Laerta. Shumicën e gjërave i qep, falë një rrobaqepëseje duarartë, ndërsa pjesën tjetër sigurisht që i blej. Por, tashmë emri dhe fama e Laertës i kanë kapërcyer kufijtë. Ajo është ambasadore e dy dyqaneve, një në Angli dhe një tjetër në Sidnej (Brand Ambassador për Trendy Kids Closet - http://trendykidscloset.com/ Sydney Closet (http://sydneycloset.bigcartel.com/). Në gusht të vitit të kaluar, revista japoneze MAMA GIRL e kishte në kopertinën e saj si një nga 10 fëmijët më me stil në botë. Për ta sjellë pak më ndryshe Laertën, e pyeta se kë kishte të preferuarën e saj. Sigurisht, shija e saj fëmijërore për të bukurën e kultivuar nga e ëma, nuk mund të gabonte: si të gjithë ne që pëlqejmë “look” un e ndryshueshëm të saj, ajo përzgjodhi këngëtaren e njohur dhe ikonën e modës shqiptare Jonida Maliqin, e cila e priti me një dashamirësi dhe kënaqësi të veçantë faktin se të dyja do të ishin pjesë e një shërbimi fotografik. Ato paraqiten së bashku, me nga një jelek lëkure, pantallona treçerekëshe të zeza, bluzë të njëjtë, kambale dhe me kapelë në një stil rroku. E kënaqur që dëshira e saj u plotësua dhe takoi idhullin e saj të modës, Laerta na dhuroi një shërbim fotografik fantastik. Është shumë shpejt të thuhet nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj bote, pasi zgjedhja do t’i takojë asaj me rritjen në moshë, por gjithsesi, mundësia që i dha revista Living dhe kënaqësia që morëm të gjithë atë ditë, do t’i mbetet një kujtim mjaft i bukur.
{gallery}fotogaleri2016/laerta{/gallery}
Shkëputur nga revista Living nga Santana Çomora | Fotografia: Endrit Mërtiri
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mun...
Të dhimbshme, "turpëruese", delikate, të paparashikueshme: hemorroidet janë një çrregullim i shpeshtë si tek meshkujt ash...