Familja / 3 Gusht 2012, 08:02

7 rregullat e ushqimit të maces

Ushqimi i maceve duhet të ndjekë disa rregulla. Mësojini këto rregulla në mënyrë që ta ushqeni sa më mirë macen tuaj.

1
Jepini pak ushqim, por shpesh
Ngrënie të shumta me pak ushqim sidomos në orët e natës janë shumë më të rekomandueshme për macen sesa një ngrënie e vetme shumë e bollshme, që është karakteristike për gjëndjet e stresit dhe që do të shkaktonte mbi-peshë dhe çrregullime të djera. Macja duhet mësuar që në moshë të vogël të hajë në mënyrë të pavarur.


2
Racione të ekuilibruara
Rregulloheni sasinë e ushqimit në bazë të peshës së maces suaj: për çdo kile të peshës së saj, macja duhet të marrë nga 40 deri në 50 gramë ushqim. Idealja do të ishte që ushqimi të përgatitej në shtëpi, me 50% mish të zjerë lehtë (mish viçi, kali, shpendësh, peshk, etj.), 20% drithëra të gatuara mirë, 20% perime jeshile të gatuara dhe pjesën tjetër me vitamina dhe vaj.


3
Kujdes me ndryshimet e menjëhershme
Mësoheni pak nga pak macen me të rejat dhe mos kërkoni të eksperimentoni gatime të reja dhe shije të veçanta.


4
Uji është i rëndësishëm
Macja nuk pi shumë ujë: ajo e merr pjesën më të madhe të lëngrave nëpërmjet ushqimit dhe pa pasur nevojë për të pirë ujë. Për këtë arsye, zgjidhni një ushqim i cili të jetë të paktën një herë në ditë i lëngshëm. Supa e përgatitur me lëng mishi apo me perime pasuruar me drithëra, me mish apo me djathë mund ta luajë shumë mirë një rol të tillë.


5
Macja nuk duhet të ushqehet me mbetjet e ushqimeve tuaja
Macja nuk është një qënie njerëzore, prandaj nuk duhet të ushqehet si ne, apo më keq akoma, me mbetjet e ushqimeve tona. Kjo mënyrë krijon një stres të madh tek kafsha, një gjendje që pasqyrohet edhe në marrëdhëniet ,e të zotin si dhe në jetën familjare, duke krijuar konflikte dhe grindje të kota gjatë ngrënieve. Kini parasysh që të mos tregoheni tepër liberalë në ushqimin e maces sepse kjo mënyrë mund të jetë e dëmshme për shëndetin e saj (për shëmbull, duke i dhënë ëmbëlsira).


6
Kontrolloni temperaturën e ushqimit
Ushqimet që i jepen maces nuk duhet të jenë as ushqime që sapo kanë dalë nga frigoriferi, as ushqime tepër të nxehta. Idealja do të ishte që ushqimi i maces të ketë temperaturë të mësme të ngjashme me temperaturën e trupit. Ushqimi i freskët nuk duhet t’i lihet maces në dispozicion më shumë se tre deri në katër orë.


7
Nuk duhet t’u jepen ëmbëlsira
Eliminimi i ëmbëlsirave dhe sheqerit në ushqimin e maceve duhet të jetë një rregull absolut. Çokollata, përveç ushqimit të tepërt, mund të shkaktojë edhe helmimin e maces me teobrominë. Megjithatë herë-herë mund t’i jepni një ushqim të këndshëm për macet.

Horoskop