Specialistët Living / 26 Janar 2018, 09:45

Si të gjeni ngjyrën ideale të kremit të pudrës?

ffoofnnndd
Nga Sara Karaj

Hej Vajza ! Okay , nuk ka rendesi nese jeni fillestare ne makeup apo keni qene e apasionuar pas makeupit prej disa vitesh , shancet qe të hasni probleme me gjetjen e ngjyrës idealë te kremit të pudrës tuaj, janë të larta ! Me siguri keni parë një foundation nga paketimi dhe ju është dukur perfekte për tonin e lëkurës tuaj dhe pasi e keni provuar ne fytyrë , upsss , ngjyrë e gabuar ! Edhe pse kam aplikuar makeup te vetja ime , ne kliente të ndryshëm, për vite me radhë, më ndodh disa herë të gaboj në zgjedhjen e ngjyrës perfekte. Fatmiresisht kam disa keshilla të vogla për gjetjen e tonit perfekt !

1. Gjeni tonin tuaj !

Ky është hapi më i vështirë. Ka disa mënyra mbi gjetjen e tonit tuaj të lëkurës të cilat duhet t’i eksploroni vetë dhe të vendosni cila është e përshtatshme për ju. Një nga mënyrat më të zakonshme është ngjyra e venave në kyçin e dorës.
- Nëse venat tuaja kane tonalitete blu ose lejla , keni tone të ftohta
- Nëse venat tuaja kane tonalitete jeshile ose ulliri, keni tone te ngrohta.
- Nëse venat tuaja kane tonalitete jeshile ose blu , ose nuk mund ti dalloni saktësisht ngjyrën, me shume mundesi , keni tone neutrale.
undertones

2. Shko ne Dyqan dhe zgjidh tre foundations !

Tani qe e dini tonin tuaj të ëekures , shkoni ne dyqan dhe zgjidhni tre foundations të cilat mendoni që do t’ju përshtaten.
Kur të jeni duke zgjedhur , duhet të keni parasysh se ngjyrat qe do të zgjidhni duhet t’i pershtaten te gjithe trupit dhe jo vetem qafës ose fytyrës.
Testojini te tre foundations njera pas tjetres në anë të mjekres tuaj, afer qafes dhe pa ushtruar shume presion , mundohuni të sfumoni anet.
Ngjyra juaj do të jetë ajo që sfumohet në mënyre perfekte me lëkuren tuaj !

3. Kujdes nga oksidimi !

Shumica e foundations oksidohen ose errësohen ne kontakt me ajrin .
Për t’u siguruar që foundationi të cilin ju zgjodhet në hapin e kaluar është opsioni me i mire , mbajeni në fytyrë për një orë dhe kontrollojeni për t’u siguruar që është akoma ngjyra juaj. Nëse ndryshon në mënyre drastike, do t’ju duhet të zgjidhni një ngjyrë me të hapur ! Testi më i mirë është gjithmonë ai në dritën e diellit , duke qenë se drita natyrale do të tregojë më mirë diferencat ne ngjyrë.

4. Mos kini frikë të miksoni !
Nese keni kerkuar shume dhe akoma nuk keni gjetur ngjyrën tuaj perfekte të foundation , mos u shqetesoni ! Mund të miksoni dy foundations të ngjashëm me lëkuren tuaj dhe ja tek e keni , ngjyren tuaj perfekte !

Lexohemi të hënën , Sara Karaj

 

Horoskop