
Letra prekëse e një bashkëshorteje të tradhtuar për të gjitha ato gra që gjenden në situatën e saj
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Në vizitën tuaj të ardhshme në kryeqytetin francez, harroni kënaqësitë e vjetra: Qyteti ka plot kënaqësi të reja për të treguar. Kuzhinierët e guximshëm si mjeshtrit e prodhimeve të detit Bertrand Grébaut dhe Thé Pourriat, por edhe bukëpjekësi Christophe Vasseur tërheqin klientë në zonat 10 dhe 11 të Parisit.
Moda vendase dhe markat e bukurisë “Sézane” dhe “Ex Nihilo” po përdorin teknologjinë për të ndryshuar mënyrën e psonisjes së parisienëve. Edhe hotele të famshëm si “Ritz” dhe “Crillon” janë përmirësuar, duke i dhënë qytetit të fiksuar pas traditës, një ndjenjë të re e të freskët. Ja ku mund të hani, të bëni pazar dhe të eksploroni tani.
PAZAR
Përshkoni në këmbë rrugën nga zona 1 drejt zonës 10 për të ndjekur evolucionin e skenës së shopping-ut parisien. E vendosur në mes të markave tradicionale në rrugën “Saint Honoré”, parfumeria “Ex Nihilo” do të krijojë një aromë për ju në 30 minuta me ndihmën e një makine të rrallë osmologjike. Një ecje disa minuta drejt perëndimit, retailer-i online “Sézane” ka ngritur një dyqan me tulla të kuqe, për veshje dhe aksesorë për femra me një estetikë të thjeshtë freskuese pas të cilave vendasit janë tashmë të fiksuar.
Vendndodhja e re e “Buly 1803” në “Le Marais” ka ngjashmëri me “Sézane”; ai shet shumëllojshmëri markash të kujdesit të lëkurës të ekspozuara në dollapët antikë të farmacisë. Për produktet e kujdesit për meshkuj, zbuloni ofertat e “Le Baigneur”, në afërsi të “dyqanit koncept” “Papier Tigre”, i cili ofron shumëllojshmëri letrash. Përfundoni ecjen në zonën 10, ku do të gjeni produkte shtëpie indiane tek “La Trésorerie”, shami franko-indiane dhe tekstile tek “Jamini” dhe kostume shumëngjyrësh tek “Balibaris”.
USHQIMI
Trendi mbizotërues i ushqimit në Paris është “bistronomia”, e cila ndërthur teknikat tradicionale franceze me ushqime më të lehta. Është një shfaqje e plotë tek “Clamato”, një vend në zonën 11 që fokusohet te pjatat e detit të cilat ndryshojnë çdo ditë. “Clown Bar” aty afër është po aq trendy. Krahas një liste pothuajse ekskluzive të verërave organike dhe natyrale, menuja e “Clown Bar” ofron midhje në avull me sake (raki japoneze) dhe carpaccio viçi me luleshtrydhe.
Për më shumë hapësirë dhe tavolina, mund të rezervoni në internet dhe të provoni restorantin e saj motër, “Saturne”, në zonën 2. Menuja degustuese 100 dollarëshe, në këtë vend të qetë e të veshur tërësisht me dru përfshin një levrek të marinuar me pancentë. Doni të mbyllni një marrëveshje biznesi? Shkoni tek Hexagone. Është elegant por jo i ngurtë, i rrahur nga njerëz, por jo i zhurmshëm – dhe karavidhet vendase blu shërbehen me patate “të ngjeshura” me hudhër.
AKTIVITET
Mësoni të bëni macarons me një shef ëmbëlsirash në “Ecole Ritz Escoffier”, në vend që të blini një kuti që do të mbarohet gjatë fluturimit për në shtëpi. (Kleçka e saj është “ndjesia” kur brumi i merengies është në trajtën e duhur.) Ose, nëse ju pëlqen të përmirësoni shijen tuaj, bëni një udhëtim të shkurtër në vendin e verës. Brenda një 35 minutëshi tepër skenik, shërbimi ajror me helikopter “Helifirst” ju çon në Reims. Nëse rezervoni përpara, ju mund të shijoni varietet me Bollinger, Krug dhe shtëpi të tjera Champagne.
QËNDRIMI
Dy nga institucionet e mëdha legjendare të Parisit – dy hapa nga Jardin des Tuileries, por kilometra larg njëri-tjetrit në aspektin e stilit – janë të hapura pas rinovimeve katërvjeçare. Hoteli i rrjetit “Rosewood Hotel” dhe “Resorts LLC”, “Hotel de Crillon” (nga 1,200$) ka krijuar hapësira të hapura sociale, gjithë art modern dhe të pajisura me personel të dashur.
Hoteli “Ritz Paris” (nga 1.240 dollarë), ndërkohë, ka dyfishuar stilin e periudhës së Louis XVI, duke filluar nga shtretërit me perde, llambat e kristalit dhe rubinetet e stolisura me mjellma. Një alternativë më e përballueshme, por sërish e shkëlqyer, Hotel “Hoxton” (nga 185 dollarë), sapo është hapur në një prej ndërtesave të shekullit të 18 në zonën 2 të qendrës. Dhomat janë me ngjyra të forta, të frymëzuara nga mesi i shekullit.
KËSHILLA
Një rrugë e re vrapi e gjatë 2 milje, përgjatë Sein-s që kalon Musée D’Orsay dhe Notre-Dame është stërvitja e përsosur në Paris. (Shënim: Në kohën e presionit të lartë, ajo është pjesërisht e zhytur për shkak të përmbytjeve të lumit – hera e dytë që ndodh që prej hapjes së rrugës në prill të 2017.)
Kujdesuni për trullosjen tuaj nga fluturimi, me një masazh fytyre dhe trupi në qendrën Spa Dior Institut në sheshin “Athénée”.
Për një drekë të shpejtë në zonën financiare, drejtohuni tek “Cyril Lignac”: duhen vetëm 12.50 dollarë për të marrë sanduiçin më të mirë që keni provuar ndonjëherë, si dhe një ëmbëlsirë me cilësinë më të lartë.
Croissant-ët më të shijshëm në qytet mund t’i gjeni tek “Du Pain et Des Idées”, në zonën 10. Një zëvendësues i besueshëm, “Sébastien Gaudard”, ndodhet aty afër Luvrit. Mbushni çantën tuaj me praline nga “Le Chocolat Alain Ducasse”, copëza portokalli të zhytura në çokollatë nga “Patrick Roger” dhe djathërat e mbyllur me vakum nga “Fromagerie Marie-Anne Cantin”. monitor.al
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas astrologëve 3 she...
Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si model...