Binjakët 8 Janar 2019

Mujor SHKURT

Binjakët

Rritja juaj profesionale është graduale dhe tani është momenti të diskutoni për të në mënyrë më konkrete. Fundi muajit dhe marsi do të sjellin disa vonesa, por asgjë që mund të prishë karrierën e gjatë të personave që janë të përgatitur. Nuk duhet të nënvlerësoni detyrat e reja. Datat e favorizuara për të bërë kërkesa janë 13, ndërsa më 22 dhe 28 shkurt mund të nisni CV-të tuaja për aplikim nëse dëshironi të ndryshoni vend pune. Shfrytëzoni shkurtin, edhe nëse bëni punë me kohë të pjesshme, pasi marsi nuk do të jetë kaq frytdhënës. Mos humbni kohë duke kërkuar më shumë nga ç’mund t’ju jepet. Pika juaj e fortë është komunikimi, ndaj edhe personat që punojnë në këtë sektor janë të favorizuar. Jupiteri do t’ju ndihmojë të zgjidhni çështje ligjore apo të merrni disa kompensime të shumëpritura.

Yjet në fushën e ndjenjave janë disi konfliktualë gjatë shkurtit, pasi do të përballeni me probleme më madhore, ekonomike apo profesionale. E kur mendjen e keni diku tjetër, ndjenjat i lini pas dore. Marrëdhëniet e krijuara gjatë muajve të fundit, tani do të vihen në dyshim. Këshilla jonë më e vlefshme është të mos lidheni me persona që kanë një lidhje tjetër paralele dhe ju gënjejnë duke thënë se do t’i japin fund, në të kundërt do të nisni një luftë që s’ka mbarim. Ditët mes datave 6-12 do të jenë më të vështirat. Kush nga ju ka heshtur prej shumë kohësh, tani do të flasë. Bëni kujdes me të lindurit në shenjën e Peshqve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Dashit. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe meqë ai është “planeti i luftës”, edhe ju do të keni betejat tuaja. Momente tensioni, sidomos në datat 7, 14 dhe 18.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor