Virgjëresha
Dashuria do të ketë një rëndësi të madhe këtë javë deri më 17 korrik. Jeni në pritje të diçkaje që po vonon të vijë. Në fakt do të jetë një javë me ngjarje të papritura, vonesa e deri edhe keqkuptime. Jini vigjilentë, sidomos kur jeni në timon. Mos e ekspozoni veten ndaj rreziqeve të panevojshme dhe vazhdoni të veproni me maturi dhe zgjuarsi. Lëshojuani radhën të tjerëve dhe mos e ulni veten. Dikush mund t'ju befasojë! Ruhuni nga rrezet e forta të diellit dhe kushtojini vëmendje ndryshimeve klimatike. Pini sa më shumë lëngje dhe bëni kujdes me dietën.