Bricjapi 8 Janar 2019

Vjetor 2022

Bricjapi

Këtë vit do të gjendeni përballë shumë zgjedhjeve, por për fat të mirë jeni aq të zotë sa të merrni vendime të qëndrueshme dhe të mos ktheni kokën pas. Plutoni do të qëndrojë në shenjën tuaj dhe ofron garancinë e vendosmërisë dhe këmbënguljes. Periudha maj-tetor do të jetë disi e lëkundur, e mbushur me dyshime, ndaj nëse keni gjëra me rëndësi për të realizuar, shtyjini për më vonë. Vera është periudha më e favorshme për dashurinë: takime të reja, dashuri të vjetra, histori që do të bëhen më serioze, do të ndieni një dëshirë të madhe për të formuar familje. E nëse e keni një të tillë, do të doni të qëndroni më afër. Një pjesë juaja është e bindur se kureshtja mund t’ju futë në telashe, pasi ju shtyn përtej kufijve që ju njihni. Por, mos harroni se kureshtja është një nga mënyrat më të mira për të mësuar gjëra të reja, për t’i parë gjërat nga këndvështrime të reja, për të krijuar një ekuilibër të ri dhe më dinamik. Këtë vit rrëmbehuni pikërisht nga kureshtja dhe do të zbulosh gjëra të reja te vetja, të cilat s’i ke njohur. Shumë shpesh pyesni veten “Se çfarë do të kishte ndodhur nëse...”. Atëherë, këtë vit rrezikoni pak më shumë, pasi yjet do të jenë me ju gjatë pjesës më të madhe të 2022-shit. Do të ndieni se e meritoni këtë fat, se duhet ta shijoni dhe doni t’i tregoni botës se kush jeni. Ne ju këshillojmë ta përdorni më pak telefonin këtë vit dhe të shijoni më shumë frytet e punës suaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor