
Pse asteroidi Bennu po shqetëson kaq shumë botën?
Agjencitë hapësinore anembanë botës kanë për detyrë të lokalizojnë, studiojnë dhe analizojnë trajektoret ...
Viti 2022 për të lindurit e shenjës së Dashit do të ndahet në dy pjesë: e para deri në maj, e cila do të jetë një periudhë reflektimi dhe gjatë së cilës do t’ju mungojë dëshira për të rrezikuar. Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj në pranverë dhe falë tij, do të rifitoni besimin në aftësitë tuaja. Duhet të jeni të gatshëm të shfrytëzoni të gjitha rastet që paraqiten, sepse kohëzgjatja do të jetë vetëm disa ditë. Sfida juaj në fushën e ndjenjave është të krijoni një raport të thellë, bazuar në dialog dhe në aftësinë për t’ju mbështetur në momentet më të vështira. Zakonisht jeni individualistë, që keni qejf t’i bëni gjërat sipas kokës suaj, por ky është viti i përshtatshëm për t’i lënë pak vend frymës së grupit për të arritur objektivat që keni. Mund të zbuloni aleatë të rinj, persona që ndajnë me ju vizionin që keni. Me njerëzit që s’ndajnë vlerat tuaja do të vendosni kufi dhe për këtë nuk do të pendoheni aspak. Do të jeni të gatshëm të luftoni për shumë çështje sociale, madje edhe në emër të atyre që s’kanë mjetet për ta bërë këtë. Jeni personazhi i përsosur si në filmin “Erin Bronkoviç”. Gjatë 2022-shit do të ndiheni fiks si ata lojtarët që futen në lojë kur dëmtohet një nga skuadra. Por në momentin që ju vjen në dorë mundësia, do ta shfrytëzoni në maksimum për të qenë ju titullari. Mos u mendoni gjatë për vendimet që merrni, pasi ju të tillë jeni. Pjekuria e menduar gjatë e gjerë nuk ju shkon për shtat.
Agjencitë hapësinore anembanë botës kanë për detyrë të lokalizojnë, studiojnë dhe analizojnë trajektoret ...
E mbani mend dhimbjen që ndjetë kur përjetuat atë thyerje të dhimbshme zemre apo atë traumë emocionale? Epo, nuk janë ve...
Kampiona shqiptare në Ski Lara Colturi, nuk ia doli dot të përfundojë garën e saj në Sllallom, në Kampionatin Botëror q&...