
Pas daljes nudo të Bianca Censorit në tapetin e kuq, rriten kërkesat për operacionet plastike që duan trup si të sajin
Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West, bëri bujë disa ditë më parë me një pamje minimaliste nën një pallto t...
Zhvillimi i aftësive të komunikimit me fëmijët është një proces jo aq i lehtë sa shumë prindër mendojnë ! Është një pjesë e rëndësishme e prindërimit, që ka ndikim afatgjatë në zhvillimin emocional dhe social të fëmijës. Në çdo marrëdhënie, komunikimi mund të jetë një fushë e minuar, ndaj të jesh një komunikues i zoti do të thotë shumë më shumë sesa të flasësh. Duhet të dini të zgjidhni fjalët, t’i përcillni me tonin e duhur dhe t’i vendosni në një kontekst, pa lënë vend për keqinterpretime. Nëse i plotësoni këto kritere ju do të krijoni një lidhje të fortë, thuajse të pathyeshme me fëmijën tuaj. Këtu janë 5 mënyrat më efektive për të folur me fëmijët tuaj në mënyrë që ata të dëgjojnë.
1. Flisni për atë që dëshironi ju si prind
Duket e thjeshtë, por është më e komplikuar se sa mendoni. Prindërit thonë aq shpesh: "Mos e bëj këtë" ose "Mos e bëj atë " por kjo gjuhë është e drejtpërdrejtë, nuk u jep fëmijëve informacion të mjaftueshëm për të bërë atë që ju vërtetoni doni. “MOS” nuk promovon sjelljen që kërkoni. Në fakt, mund të nxisë sjelljen e padëshiruar. Duhet të formuloni fjali pohuese dhe jo mohuese.
2. Shmangini fjalët e vështira, përdorni gjuhë të thjeshtë e të qartë
Fëmijët nuk janë të aftë të kuptojnë ironinë, sarkazmën apo gjuhën e paqartë. Ata kanë nevojë për një gjuhë konkrete. Jepuni fëmijëve afate konkrete ! Mos përdorni shprehje: për një sekondë, apo për një minutë, por jini realistë në detyrat që u vendosni fëmijëve.
3. Kur kritikoni, niseni fjalinë me “UNË” dhe jo me “Ti” !
Është e lehtë të kritikosh fëmijën dhe psikologët nuk janë kundra kritikave, por kundër mënyrës sesi i formuloni këto të fundit ! Nëse ju do ta fillonit fjalinë me “UNË” dhe jo me “TI” do bënit një ndryshim thelbësor në mënyrën sesi komunikoni me fëmijën tuaj.
Për shembull:
"Ti po tregohesh kaq grindavec, lëre mamin të punojë” mund të zëvendësohet me "Unë nuk mundem të luaj, sepse kam shumë punë."
"Për çfarë po flet?"- "Unë nuk e kuptoj. A mund ta shpjegosh përsëri?"
4. Lejo që komunikimin të jetë një rrugë me dy kalime.
Edhe në moshë të herët, fëmijët mund të jenë pjesë e dialogut. Duke folur me fëmijët - dhe jo me ta - lejon fëmijën të vlerësojë mendimet e veta. Plus, duke u ndjerë i sigurt për të ndarë këtë mendime me ju, do t’u rrisë atyre vetëbesimin. Burimi: yourtango
Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West, bëri bujë disa ditë më parë me një pamje minimaliste nën një pallto t...
Qëndrimi në shtëpi është mënyra e re për të festuar dashurinë. Kjo nuk është një thirrje për ...
Vitamina C për kujdesin e lëkurës: Përfitimet dhe kundërindikacionetNë teori, vitamina C nuk duhet të mungojë në ...