Specialistët Living / 10 Mars 2019, 15:44

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në 5 versione

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Këmisha cilësohet nga ekspertët e fushës së modës si një "must" i pazëvendësueshëm... Pambuku, krem, mëndafshi, me prerje klasike apo sport, këmishat vijnë në të gjitha modelet, për të kënaqur shijet e të gjitha femrave. Këmisha zë një vend të rëndësishëm në garderobën e Santës, ndaj dhe ajo vendosi që kjo të ishte java e tyre. Kryeredaktorja e modës u vesh nga e hëna në të premte me këmisha dhe u përpoq të sillte për të gjithë ndjekëset e Living, 5 kombinime që nuk i ngjajnë njëri-tjetrit. Më poshtë shihni të përmbledhura outfitet ! Ajo që ju mbetet është të frymëzoheni nga Santa Style.

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Outfiti i së hënës është nga ata "romantikët" siç i quan Santa. Këmisha e mëndafshtë me fjongo në ngjyrë  rozë të ëmbël, kombinuar me fundin e lëkurës me palë korrenti, është një kombinim i pagabueshëm. Duke qenë një fund i gjatë, gati deri në fund të këmbëve, Santa e ka veshur me një palë taka të larta për ta larësuar më shumë. E sigurtë që e veshur në këtë mënyrë, kryeredaktorja e modës mund të shkojë nga zyra në çfarëdo lloj eventi, takimi, qoftë pjesën e parë të ditës apo në mbrëmje.

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Ditën e martë Santa vendosi të krijonte një outfit me kontraste të forta. E cila ngjyrë veç të zezës shkon aq mirë me të verdhën mustardë? Këmisha e zezë me fruda, duket sikur është prerë fiks për këtë fund të shkurtër lëkurë dhe e sigurtë që pamja e saj nuk do të ishte e njëjtë nëse Santa do të zgjidhte thjesht një palë pantallona, apo një fund në ngjyrë neutrale. Ajo di të guxojë dhe rezultati është ky

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Ditën e tretë të javës, Santa zgjodhi një këmishë, po kremi, me një detaj që e bën krejt të veçantë këtë të fundit. Jaka me fruda kurrësesi nuk duhet të fshihet ndaj dhe kryeredaktorja e modës zgjodhi një xhaketë lëkure ngjyrë pudër me mëngë të shkurtra. Veshur me një palë pantallona lëkure në ngjyrë vishnje dhe takat në po të njëjtën ngjyrë, Santa arriti të realizonte një outfit kaq të këndshëm për sytë, që shkon mjaft mirë si për paraditen ashtu edhe orët pas dreke.

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Outfiti i katër sipas Santës do të ishte "klasiku" i javës. Këmisha e kremit në ngjyrë të bardhë me mëngë të zeza është veshur nga kryeredaktorja e modës me një fund të gjatë të zi dhe me një palë taka në ngjyrë çiklaminë, për të krijuar thyerje ngjyrash. Nuk është një outfit i vështirë për t'u rikrijuar, ndaj hapni gardeorbën, nxirrni këmishat e fundet dhe inspirohuni nga Santa.

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

E premtja është dita e veshjeve sportive dhe Santa nuk hoqi dorë nga komoditeti as këtë të premte. Ajo zgjodhi një palë pantallona të bardha (të cilat duhet t'i nxirrni dhe ju nga garderoba) dhe e veshi me një këmishë të pambuktë me kuadrata. Atletet plotësojnë outfitin, kombinim të cilin Santa e sugjeron edhe për fundjavat.  Këmishat janë ideale për këtë periudhë, ndaj ç'prisni?

Këmishat krem, tendenca e kësaj pranvere; ja si i sjell Santa në

Horoskop