Specialistët Living / 17 Mars 2019, 16:40

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga "koka te këmbët" me pika dhe realizon 5 kombinime

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Sezoni pranverë-verë 2019 riktheu në vëmendjen tonë një nga printet më të dashur për të gjitha femrat, "polka dot" ! Sipas Santës, pikat, kanë qenë gjithmonë aty, pra nuk do të thonim që kjo është një prurje e re e shtëpive më të mëdha të modës, por këtë sezon, duket se të gjitha jemi prekur nga mania e pikave. Para se të hymë virtualisht në garderobën e Santës për të parë ç'veshje me pika ka kryeredaktorja e modës, ajo  ka ndarë me mua disa informacione, që unë nuk dua t'i lë pa përmendur. Termi Polka Dots e ka origjinën  nga një valle bohemiane dhe rrjedh nga gjuha çeke, që do të thotë femër e vogël. Në vitet '20 , ky print do të bëhej tepër popullor dhe pikat hynë si një must  jo vetëm në fushën e modës, por edhe në arredim.  
Për t'ju nxitur për të përqafuar trendet e reja Santa ka sjellë për ju sot  5 outfite të ndryshme, ku emëruesi i përbashkët janë Polka Dots ! Frymëzohuni nga stili i saj

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Të hënën Santa do të zgjidhte të vishte një fustan të gjatë poshtë gjurit, bardhë e zi me pika. E veçanta e këtij fustani është kombini i pjesës së sipërme me atë të poshtme ku pikat e zeza në sfondin e bardhë shkojnë mjaft bukur me pikat e bardha në sfondin e zi. Megjithatë ky model nuk është stiluar nga Santa, ndaj nëse do të pyesnit se çfarë duhet të merrni nga ky kombinim, shikoni fotot më poshte ! Janë detajet ato që bëjnë diferencën, ngjyrat, këpucët e palltoja, të gjitha të zgjedhura me kujdes nga Santa, ato që plotësojnë mësë miri këtë outfit.

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Çanta në ngjyrë të verdhë është po ashtu me polka dot, e këpucët e bardha, model aq i pëlqyer këtë sezon i japin një tjetër pamje fustanit me pika, i cili do të ngjante krejt ndryshe, nëse do të vishej me ngjyra neutrale.

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Për ditën e dytë të javës, Santa veshi një fustan portokalli me pika të zeza. E veçanta e këtij fustani është tek alternimi i pikave të mëdha me pikat e vogla e me prerjen poshtë gjoksi duket sikur na kthen pas në vitet '70, periudhë kur POLKA DOT ishte printi më i dashur e i veshur.

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Sipas Santës, Polka Dot është një trend lozonjar që të tregon fashion por edhe vajzërore në të njëjtën kohë. Për të qëndruar brenda familjes së ngjyrës portokalli kryeredaktorja e modës vendosi ta kombinonte këtë fustan me një çantë të Thurje by E dhe një palë këpucë, ngjyrë kafe.

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Fustani i tretë është paksa i ngjashëm me atë që pamë më sipër, e duket se modeli më i bukur i fustaneve me pika është ai i viteve '70, i cili vazhdon e rikrijohet nga shtëpitë e modës edhe pas disa dekadave.  E sigurt që në garderobën e nënës suaj do të ndodhej një fustan i tillë, ndaj nëse keni aq fat, sa ajo t'i ketë ruajtur veshjet, bëjeni tuajin këtë fustan dhe visheni në ditët e sotme ose në stilin Vintage, ose sipas stilit tuaj. Me  prerjen ne bel, me kopsat që vijnë deri në fund, si me taka, atlete apo balerina, ky fustan do të qëndrojë mirë me të gjitha këpucët. Santa ka zgjedhur jo pa qëllim këto stiletto, vetëm e vetëm që të sjellë dy printe të ndryshme në një outfit.

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Elegante, plot shije dhe klas ... Kështu vjen në punë Santa ditën e enjte. Për të mos dalë nga tema e javës ajo zgjedh sërish, një fund e këmishë me pika dhe nëse mendoni se outfiti do të ishte shumë " i zhurmshëm" shikoni fotot për të bindur se sa bukur ngjan një veshje e tillë.

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Brenda kombinimit bardhë e zi, Santa ka vendosur ta plotësojë veshjen e saj me një xhaketë dopiopetë dhe këpucë të bardha me takë të ulët . Jemi të sigurtë që nuk do i shtonit apo hiqnit asgjë detaj këtij outfiti, ndaj ju mbetet vetem ta realizoni.

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

E për ta mbyllur javën e pikave Santa zgjodhi një jumpsuit të tërin me pika. Sa me thjeshtë, aq më mirë !.. Voila, ja ku e përqafuat trendin më IN të pranverës.  Kjo veshje është e përshtatshme për një koktejl për darkat mes miqve.
Sipas Santës veshjet me pika janë shumë të këndshme për këtë periudhë, pasi duket sikur i shkon mbrapa stinës ,ndaj dhe ju mirëpriteni Pranverën ashtu si ka hije. Vishuni me pika...
Nga Frensis Lloji

Çelim sezonin e pranverës me 'Polka Mania: Santa vishet nga

 

Horoskop