Specialistët Living / 24 Mars 2019, 19:08

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto modele nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

"Çantat janë bizhutë më të bukura për femrat. Ashtu si këpucët edhe çantat janë aksesori që na bëjnë të ndihemi më të sigurta" kështu do të shprehej Santa, kryeredaktorja e modës në revistën Living  për aksesorin perfekt, ikonën e përhershme. Ndonëse çantat kanë lindur si nevojë e burrave, të cilat paratë e tyre i mbanin në këto të fundit, rreth viteve '30-të çanta u be objekti kryesor femëror duke marrë trajtën e elegancës së vërtetë. Termi cantë u përdor për herë të parë në shek. XIII dhe vjen nga greqishtja që do të thotë lëkurë e sot në shekullin e 21-të, ajo vjen sot në të gjitha materialet, modelet, e format. Këtë sezon , shtëpitë më të mëdha të modës kanë propozuar çantat e vogla dhe Santa kishte pikërisht këto,kryefjalë të javës.

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Ndër vite kryeredaktorja e modës ka krijuar një koleksion të mahnitshëm të çantave e këtë javë vendosëm të thyenim rregullin e pashkruar të "5 outfiteve" e të sillnim 7 modele çantash, që pa frikë mund t'i quajmë must të garderobës.

Viti 2019 risolli sërisht në vëmendjen tonë çantat  e vogla. Vështirë se mund të mbash shumë sende në këto të fundit, por është e pamohueshme hijeshia e tyre. Të mbajtura në dorë, apo në sup, të punuara me dorë, apo të plotësuara me akesorë të ndryshëm , çantat e vogla janë prekja magjike e pamjes suaj për këtë sezon.

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Çanta kovë në ngjyrën bordo në materialin e lëkurës! E vogel, por jo "mikroskopike", praktike, lehtësisht e kombinueshme.

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Çanta në ngjyrë të kuqe me dorezën e drurit, vjen në materialin e lëkurës dhe është aq elegante, sa mund të ndryshojë kryekëput pamjen tuaj.

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

 

Me ngrohjen e kohës duhet të ngrohim dhe garderobën , të largojmë çantat e mëdha të zeza e të nxjerrim çantat e voga të dorës apo të supit që shkojnë përshtat me veshjet e lehta, xhaketat apo xhinset e qëndisura pranverore. 

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Modeli klasik me rrip nuk del asnjëherë nga moda, ndaj mos mendoni se vetëm modeli clutch është In. Santa sugjeron se një model i tillë është më i përshtatshëm apo darkat mes miqve, në ato mbrëmjet e ngrohta pranverore.

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Një ndërthyrje midis zinxhirit e rripit të lëkurës, këto çanta janë të përshtatshme si për pjesën e parë të ditës ashtu edhe në mbrëmje. Kapaku i pikturuar me lule, e bën atë edhe më pranverore. 

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Ngjyra e kësaj çante duket se thërret pranverën. Ndonëse një model i thjeshtë dhe jo i komplikuar, është tokëza, detaji që e bën këtë çantë të veçantë e kaq të bukur.

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Sërish një çantë në ngjyrën bordo, por në një model paksa më klasik, atë drejtëkëndoren me kapak. Me rrip të gjatë, këtë mund ta kombinoni shumë lehtë si për pjesën e parë të ditës ashtu edhe në mbrëmje. 
Shpenzimet për çantat shihini si një investim ;) Në Santa Style do të lexohemi të dielën tjetër
Nga Frensis Lloji

Pranvera 2019 rikthen çantat e vogla, Santa propozon që këto

Horoskop