Specialistët Living / 31 Mars 2019, 17:29

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca më e bukur e sezonit; Santa na tregon 7 mënyra si vishet Maxi Dress

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Fustani i gjatë është një nga elementët më të domosdoshëm në garderobën e një femre. Trend apo jo, i sezonit, kjo veshje mund të mbahet kudo e kurdo, vetëm duhet patur kujdes me materialin e stilin e fustanit. Pranvera 2019, i riktheu sërish në vëmendjen tonë dhe duke qenë protagoniste të kësaj stine, nuk kishte sesi Santa mos t'i kushtonte një hapësirë të veçantë në blogun e saj Santa Style. Ajo na sugjeron që këto të fundit t'i keni në ngjyra e dizajne të ndryshme, por gjithmonë duke zgjedhur modelin e duhur që përshtatet me forma trupore.

Shfletoni galerinë e mëposhtme për t'u frymëzuar

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Fustanet janë simboli i pranverës  dhe nuk dalin kurrë nga moda. Mund t’i keni elegantë, por edhe sportiv e këtë javë Santa vendosi ta hapte me një fustan koktejli. Copa që derdhet lirshëm, kombinimi i dy printeve, me vija e pika, krijim i Mia Tessuti e bën këtë fustan të përshtatshëm për orët e darkës. Santa e ka kombinuar me një palë këpucë të kuqe, për të krijuar një thyerje ngjyrash.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Elegant, shik, romantik

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Kështu do ta përshkruanim fustanin ngjyrë të kaltër. I qepur sipas kërkesave të Santës, ky maxi dress është i përshtatshëm si për orët e para të ditës ashtu edhe mbrëmjes, në varësi të këpucëve apo aksesorëve që zgjedhim. Copa e mëndafshtë, detajet e dantellës dhe ngjyra e ëmbël, të bëjnë ta dashurosh me shikim të parë këtë fustan.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Ndonëse, fustani i tretë nuk është i gjatë deri në fund të këmbëve, Santa sërish do e cilësonte si një maxi dress. Me jakën e hapur V, e rripin e gjerë në bel, ky fustan është i përshtatshëm për pjesën e parë të ditës. Ajo e ka veshur gjithashtu me një xhaketë dopiopetë, për të na treguar se fustanet mund të kombinohen shumë bukur me xhaketë lëkure, xhins apo me një kardigan.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Fustani  i katërt për javën e "maxi dress" është sa romantik aq edhe praktik. I tëri me lule e detaje dantelle, fustani floral, në ngjyrën rozë antike, shkon mjaft mirë si me taka ashtu edhe të sheshta, por Santa zgjodhi një palë shapka të mbyllura lëkurë ngjyrë rozë për të përshtatur sa më mirë me kohën e ditës kur e veshi.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Fustani  i zi me yje, është i të njëjtit model si fustani në ngjyrë të kaltër. Duket se Santa e di mjaft mirë se çfarë i shkon përshtat formave të saj, ndaj dhe nuk gabon asnjëherë me zgjedhjet e saj.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

I lehtë, i freskët dhe shumë pranveror, Santa e ka kombinuar me një palë balerina të zeza me rripa dhe një çantë të madhe të zezë duke qenë se e veshi në punë. POR nëse ju do të zgjidhnit të tjerë aksesorë e këpucë, mund ta vishni dhe për orët e pasdites.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Fustani i fundjavës vjen në printin më IN të momentin, atë animal print, gjarprin. Fustani është me kopsa në pjesën e sipërme dhe një të çarë në pjesën e poshtme. Ngjyra e ndezur e kuqe, duket se gjallëron të gjithë outfitin, ndaj dhe Santa nuk ka dashur ta ngarkojë outfitin me aksesorë të tjerë. Për të mos hequr dorë nga rehatia, Santa e veshi me balerinat e saj të zeza.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Dhe java mbyllet më së mirë, me këtë fustan si karamele të përshtatshëm për darkat mes miqve, eventeve apo rasteve të veçanta.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

I gjatë deri në fund të këmbëve, me prerje në bel , e pjesëm e poshtme me palë korrenti, fustani floral në ngjyrën rozë, është sa romantik aq edhe chic.

Fustanet e gjatë deri në fund të këmbës, tendenca

Janë të pavdekshëm, janë të freskët, praktik dhe IN në të njëjtën kohë. Janë për çdo orë të ditës vetëm duhet të dimë si t'i kombinojmë dhe Santa është eksperte në këtë fushë ! Nga F.Lloji

Horoskop